Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » "Zvicerani" kompozon himnin shqiptar (+VIDEO)
0:30 AM
"Zvicerani" kompozon himnin shqiptar (+VIDEO)
Ardian Luboja, një shqiptar ri 21 vjeç, me shtetësi zvicerane, është i njohur si DJ A-Boom. Edhe pse fare i ri, ai bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës. Ai rrëfen për mediet zvicerane se si ndodhi të rikrijonte himnin e popullarizuar "100 vjet shtet”, që e këndon Noizy, të publikuar së fundi me rastin e festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, transmeton Albinfo."Në tetor kisha një koncert në Malmö, Suedi, dhe atje kalova disa ditë në studion e mikut tim DurimKid. U ndjeva shumë i motivuar dhe fillova menjëherë kompozimin. Këngën e përfunduar ia treguam në vazhdim Noizyt, i cili tha se "kjo do të jetë kënga e himnit për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.Dy ditë pas publikimit në Youtube, më 29 nëntor kënga tashmë kishte marrë më shumë se gjysmë milioni klikime. Por, sukseset e mëdha në këtë fushë nuk janë diçka e re për Ardianin. "Të gjitha këngët që kam kompozuar dhe prodhuar deri më tash për Noizyn kanë qenë të suksesshme. Kështu, kënga "Selam” është shikuar 3 404 998 herë në youtube, ndërsa kënga "Boll jena përça” 2 131 768. Po ashtu, pjesa më e madhe e këngëve të Noizyt janë kompozuar dhe prodhuar nga Ardiani. Dhjetë këngë tashmë janë të gatshme, thotë ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D