Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Zbulohet lidhja e Noizyt me misin e Kosovës, Kaltrina Hoxha
6:33 PM
Zbulohet lidhja e Noizyt me misin e Kosovës, Kaltrina Hoxha
Jeta e tij private gjithmonë zë vend nëpër faqet e gazetave. Herë me njërën e herë me tjetrën. Po me cilën është seriozisht në lidhje Noizy, mbetet akoma mister, pasi vetë reperi ka pranuar vetëm një lidhje me modelen nga Kosova, Sabrije Idrizajn, me të cilën ishte ndarë për t’u ribashkuar më vonë, por sipas disa informacioneve ata sërish janë ndarë.Se cili ishte shkaku i ndarjes, nuk e kemi mësuar ende, pasi Noizy njihet për aventurat e tij me shumë femra të njohura dhe të bukura. Këto ditë mësojmë se Noizy ka filluar një lidhje të re dashurie me një miss nga Kosova. Quhet Kaltrina Hoxha (17 vjeçe), është nga Peja dhe ka fituar vendin e dytë në spektaklin "Miss Kosova Inernacional”. "Noizy është i lidhur me atë vajzë prej 3 muajsh, së bashku kanë vendosur që ta mbajnë të fshehur duke u takuar ’ilegalisht’. Nuk e bëjnë publike, pasi arsyet janë se familja e kësaj vajze nuk e pëlqen Noizyn, ndërkohë që Kaltrina është prezantuar me prindërit e Noizyt”, na thotë në kushte anonime një mike e saj nga Kosova. " Noizy ishte ai që vinte në Pejë vetëm për të takuar atë. Këto janë informacione shumë të sakta. Unë kontaktova me Kaltrinën, por ajo nuk deshi të më flasë për këtë gjë, ndërkohë që unë sigurova foto gjatë bisedës së tyre në msn”, thekson më tej bashkëbiseduesja jonë, e cila kërkoi nga ne që të mos i publikojmë të gjitha fotot e Noizyt me Kaltrinën. Se sa është serioze kjo histori, mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do të vendosë ta bëjë publike duke pasur parasysh dhe bujën mediale që bëhet mbi jetën e tij private. PanoramaPlus
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D