Kryesore » 2012 » Shkurt » 24 » Zbulohen të fshehtat e Kimit në një libër rrëfimesh nga ish i dashuri
2:58 PM
Zbulohen të fshehtat e Kimit në një libër rrëfimesh nga ish i dashuri
Marrëdhënia e reperit Ray-J me Kim Kardashian pushtoi titujt kryesor të lajmeve nëpër media, mbas zbulimit të kasetës erotike të tyre në vitin 2007.Mbas kaq vitesh, historia ndërmjet tyre është kthyer sërish në titujt kryesor të showbiz-it ndërkombëtar, me pretendimet e tij se Kim kishte shkuar me të kur ajo ishte ende e martuar me burrin e saj të parë Damon Thomas.Sipas portalit amerikan New York Post, 31-vjeçari, këngëtar i R&B, në librin e tij që pritet të dalë së shpejti në treg, "Vdekja e njeriut tradhëtar: Ajo çfarë një grua duhet të dijë për meshkujt endacakë”, në kujtimet e tij ai i referohet një gruaje me inicialet KK.Kim, e cila ka qenë e martuar me producentin e muzikës Damon, gjatë periudhës 2002-2004 nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për tradhëti bashkëshortore gjatë kësaj martese. Por Ray-J, ai që e bëri atë të famshme për publikun me videokasetën e seksit të tyre, të tjera gjëra ka rrëfyer në librin e tij. Madje ai aludon duke lënë të nënkuptohet se edhe kaseta e seksit të tyre ishte regjistruar përpara se ajo të ndahej nga burri i saj, pavarësisht se ajo u zbulua në vitin 2007."KK më është vardisur dhe ka ardhur në shtrat me mua në një kohë që ajo ishte ende e martuar. Për të qenë të sinqertë, që në fillim gjërat nuk patën nismën e duhur. Shumë pak e njihnim njëri-tjetrin kur filluam të frekuentoheshim dhe kishim një tërheqje fizike të ndërsjelltë, megjithëse ajo ishte e martuar. Ajo më bëri të kuptoi se dëshironte të shkonte në shtrat me mua dhe menjëherë si filluam të shkonim bashkë ajo filloi proçedurën e ndarjes nga burri i saj. Marrëdhënia jonë seksuale filloi të bëhej më intensive dhe unë fillova të ndihesha i obliguar të rrija me të.”

Ray-J në librin e tij ka hyrë edhe në detaje mbi jetën e tyre seksuale.

"Ne të dy ishim si kafshë, plotësisht të lirë për të provuar çdo gjë. Për vite të tëra KK dhe unë kemi patur një jetë seksuale fantastike. Lidhja jonë kishte edhe detaje të tjera, por më dominueset ishin aktiviteti ynë i egër seksual. Ajo ishte një heteroseksuale pasionante që ishte e gatshme të bënte gjithçka dhe kurdo, gjë që mua seriozisht më kishte hipnotizuar.”

Kim nuk ka komentuar ende mbi rrëfimet e tij, por sipas një burimi të brendshëm të New York Post, Kim është xhindosur që Ray e ka shfrytëzuar atë për të bërë para.

Viti i fundit për të ka qenë tepër i vështirë dhe me sa duket, tentativat për të poshtëruar atë nuk kanë marrë ende fund
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D