Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Zanfina e “bojkoton” Videofestin
11:36 PM
Zanfina e “bojkoton” Videofestin
Këngëtarja Zanfina Ismaili edhe këtë herë sikurse edhe katër vite më parë nuk ishte pjesëmarrëse në "Videofest”. Kjo për arsye se ajo nuk është e dhënë pas këtij festivali për shkak të zhgënjimeve që kishte përjetuar katër vjet më parë.

Ajo nuk e ka mohuar faktin se në këtë festival marrin pjesë këngëtarë mjaft profesionistë, mirëpo disa prej tyre nuk vlerësohen me çmime të merituara. Sipas saj, një pjesë e madhe e këngëtarëve shpeshherë janë ndarë të pakënaqur me ndarjen e çmimeve nga ana e jurisë. Andaj, për të ky festival nuk ka merita të plota dhe nuk i plotëson kushtet për ndarjen meritore të çmimeve.

"Në festivalin ‘Videofesti muzikor’ çmimet për këngëtarët e fituar dihen një muaj më herët dhe kështu që në një farë mënyre pjesëmarrësit në natën e festivalit janë të përgatitur për të dalë në skenë dhe të tërheqin çmimet”.

"Për mua ky festival nuk është korrekt, këngëtarët që kanë më shumë njohuri apo bashkëpunim me produksionet që njihen nga organizatorët e festivalit kurorëzohen me çmime. Andaj për këtë shkak unë tani e disa vjet nuk marr pjesë në të kur dihet se si ndahen çmimet dhe kush nga këngëtarët merr më shumë çmime e kush më pak apo fare hiq”, shprehet ajo për Zërin.

Zanfina ndër të tjera shton se nëse Videofesti muzikor vazhdon të shfaqet në këtë mënyrë edhe për shumë vjet, atëherë nuk mendon se do të jetë pjesë e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D