Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Zajmina, diplomohet “arkitektja seksi”
8:15 PM
Zajmina, diplomohet “arkitektja seksi”
Rastësisht kaluam dhe hulumtuam në profilin e këngëtares Zajmina Vasjari, e cila nuk e mban më emrin e saj për shkak të kërkesave të shumta të miqësisë, por që aty mban vetëm të njohurit dhe miqtë e saj, dhe zbuluam shumë projekte që i ka punuar vetë këngëtarja e cila studion për Arkitekturë. Shpesh e ka thënë që është studente e shkëlyer, dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga projekt-detyrat të cilat i kishte punuar vetë ajo, shkruan Panorama Plus.I ka ngelur shumë pak kohë deri në diplomim, por pas diplomimit Zajmina do të jetë një nga arkitektet më seksi që ka vendi ynë, për shkak të formave fizike perfekte. Ndoshta pasi të marrë diplomën do të shkëputet nga muzika, profesion ky që e ka vetëm si hobi, nga ku edhe u bë shumë e njohur, përfshirë dhe spektaklet e bukurisë në të cilat ka qenë pjesëmarrëse.
Që nuk është e dhënë shumë pas muzikës, e tregon fakti se Zajmina realizon shumë pak projekte muzikore, për shkak të kohës së limituar që ka, pasi shumicën e kohës ajo merret me studime. Por edhe atëherë kur shfaqet, tregon gjithmonë sensualitet. Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, ne kemi zbuluar përsëri anën seksi të këngëtares duke siguruar imazhe shumë të nxehta të Zajminës duke bërë plazh.

Se çfarë linjash ka Zaji, mund ta vlerësoni vetë, por sigurisht që do ju lërë pa mend fiziku i këngëtares. Edhe këtë herë ajo e siguron vendin në listën e femrave më të nxehta dhe më seksi të skenës shqiptare, ndërsa ne urojmë që ajo edhe pasi të bëhet arkitekte, të mos harrojë publikun e saj për të bërë këngë dhe klipe të nxehta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D