Kryesore » 2011 » Shtator » 14 » Yllka Gashi: Mund të jem pjesë e "Kafeneja Jonë"
4:31 AM
Yllka Gashi: Mund të jem pjesë e "Kafeneja Jonë"
Njihesh si një aktore e talentuar,e suksesshme dhe mjaftë e përkushtuar në atë që bën.Pyetja jonë e parë është: kush zbuloi talentin për aktrim tek ty?1.Unë kam filluar të merrem me aktrim qysh në shkollën fillore ku kam luajtur në shfaqjet e improvizuara të shkollës.Në gusht të vitit 1999,kur sapo pata mbushur 17 vjet,kam marrë pjesë në audicionin e hapur për shfaqjen "Hamleti – W Shakespeare,regjinë e të cilës e bënte regjisori Anglez,David Gothard.U pranova në audicion për të luajtur njëren nga tri Ofeliat e shfaqjes.Pas një viti ende pa përfunduar shkollën e mesme,kam konkuruar në Fakultetin e Arteve në degën e aktrimit dhe jam pranuar.Kam përfunduar paralelisht vitin e katërt të gjimnazit Matematiko-Natyror "Sami Frashëri” dhe vitin e parë të studimeve në fakultet.Ka qenë punë e vështirë dhe sfiduese mirëpo,motivimi dhe dëshira ime kanë qenë të pamposhtura.Kam përfunduar studimet në moshën 21 vjeçare në qershor të 2004-ës dhe nota mesatare që kam pasur gjatë studimeve ka qenë 9.Tash kur e mendoj nuk e di ku e kam gjetur tërë atë energji e entuziazëm.Besoj se talenti dhe Dashuria për aktrim ka lindur rrjedhshëm dhe natyrshëm.Nëna ime ka qenë në njëfarë mënyre ‘zbuluesja e talenteve/afinitieteve të mija’ të shumëta një jetë dhe vazhdon të jetë inspiruese dhe përkrahëse e secilit aktivitet që unë e bëj.

2.Na përshkruaj pak punën që ti bën?me kë punon?kush janë ata/ai/ajo që të përkrah/in në çdo moment?

2.Jam e hapur për punë me të gjithë.Më pëlqejnë regjisorët të cilët kanë koncept të qartë për projektin që punojnë,qoftë ky film,shfaqje,emision apo reklamë televizive,ngase ata që e dinë saktë se çka duan ua lehtësojnë punën edhe aktorëve dhe janë shumë të qartë në instruksionet dhe kërkesat e tyre.Më pëlqen të punojë me njerëz të zellshëm dhe serioz në punë,me të gjithë ata që janë të hapur për punë kreative,pa presione të jashtme dhe që kanë qasje e enërgji pozitive në punë dhe njëkohësisht kanë respekt dhe konsideratë për aktorin,ata të cilët i pranojnë sygjerimet dhe propozimet e aktorit dhe nuk janë gjithmonë dhe medoemos imponues.Ndërsa,përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakushtë gjithmonë e kam pasur nga familja dhe burri im Albiani.

3.Në Kosovë njihesh edhe më tepër si Zana "FREE” e "Familjes Moderne”,po jeta juaj? përputhet pak Yllka e vërtet me personazhin e Zanës?.

3.Secilin personazh që aktori/ja e luan,i falë diçka nga vetja me ose pa vetëdije.Madje edhe personazhet më të kundërta me vetën tonë që mund t’i luajmë,gjithsesi edhe atyre ua falim zërin,dukjen e enërgjinë tonë.Është disi e pamundur mos të marrësh dhe të japësh diçka për dhe personazhin që interpreton.Megjithatë,unë edhe Zana në shumë aspekte jemi tërësisht të ndryshme.Zana është e guximshme,deri diku e egoiste dhe i do rrëziqet e aventurat.Nuk merret me të kaluarën dhe i bën gjërat ashtu si i konvenojnë asaj,pa menduar shumë për pasojat,megjithatë mbetet zëri i arsyejës në "Familje”,sepse është njëri ndër personazhet e vetme që rezonon shëndoshë e drejtë dhe shpesh ndërmjetëson e zbut situata të tensionuara në shtëpi.Në anën tjetër,unë jam shumë e lidhur me familjen time,jam tip i ndjeshëm dhe emocional dhe gati asnjëherë nuk e vë vetën në vendin e parë.E vetmja gjë e përbashkët që unë kam me Zanën është fakti që i themi gjërat troç,ashti siç janë pa u vënë emra më të bukur ose më të butë sa për t’i shëruar egon e komplekset dikujt tjetër.
4.Ju mungon "Familja Moderne”?

4.Më mungon Puna …

5.”Familja Moderne”,gati se çdo herë në fund të episodit të saj,transmeton edhe "gabimet” e vogla që bëni gjatë xhirimeve,shpesh rastisim njerëz që mezi presin të shohin skenat gjatë xhirimeve,sidomos aty ku qesh Yllka … pasi që keni një buzëqeshje mjaftë "karakteristike”,na thoni merrni shpesh komente rreth kësaj nga Shoqëria apo rrethi ku jetoni?

5.Po,gjithmonë.Madje shpesh më ndodh që njerëzit të më njohin nga zëri.Shpesh më ndodh të marrë komente t llojit: ”Kur të pashë mendova që je ti,por kur ta dëgjova zërin u binda që s’kam gabuar”.Së fundi e kam marrë një kompliment jashtëzakonisht të veçantë: "Familja Moderne është sikurse Barcelona, e Zana është sikurse Messi”.

6.Faqja juaj zyrtare në Facebook ka më shumë se 160.000 njerëz të regjistruar? kontrollohet nga ju?

6.Fillimisht faqen time zyrtare në Facebook e ka hapur dhe administruar motra ime, Donika, në Korrik të 2009-ës,ndërsa tash së voni e administrojmë që të dyjat bashkë.Dhe meqë jemi tek kjo pikë,shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj përzemërsisht të gjithë fansat dhe supportuesit e kësaj faqeje.

7.Hobi juaj i dytë përpos aktrimit?Ju pëlqen kuzhina?Gatuani shpesh?

7.Kam shumë lloje të hobit.Ato ndryshojnë varësisht nga rrethanat dhe disponimi.Ka faza kur jam e pasionuar pas leximit,lexoj çka do që më bije në dorë,duke filluar nga gazetat ditore,portalet online e deri tek librat psikologjik,fetar,romane,drama,ese shkencore etj.Këtë Verë kam lexuar disa libra brilant,dy prej tyre të shpërblyer me çmimin Nobel për letërsi ("Vajza e prapë” nga Mario Vragas Llosa – Nobel 2010 "L’africain” nga Jean Marie Gustave Le Clezio,Nobel 2008″).Ka faza tjera kur pasionohem pas TV-së,shikoj dokumentare dhe seriale të ndryshme,kryesisht amerikane.P.sh këtë Verë kam shikuar tri seriale fantastike: "Boardwalk Empire”,”Modern Family”, dhe "How I met your Mother”.Dy të parat janë seriale të reja,prodhim i vitit 2010,gjegjësisht 2009,ndërsa e treta ka filluar të transmetohet në TV Amerikane në vitin 2005 dhe vazhdon ende të prodhohet,me gjasë deri në fund të vitit 2012.I kam shikuar të gjitha sezonet e këtyre serialeve televizive dhe mezi pres të shoh episodet e reja të tyre që pritet të fillojnë në mes të Shtatorit të këtij viti.Ndërsa sa i përket gatimit,ai është një pasion tjetër që më plotëson përditshmërinë.Më pëlqen të provoj mësoj receta të reja duke filluar nga sallatat,supat e deri tek ëmbëlsirat.Nuk gatuaj çdo ditë sepse shpesh më bije që të jem gati 10 orë jashtë shtëpisë,kur jam e zënë me prova,xhirime e shfaqje,mirëpo në ditët kur gatuaj çkado që përgatis, qoftë edhe një filxhan kafeje e bëj me përkushtim dhe më pëlqen të sërvoj me ‘marifet’.

8.Na trego pak për të dashurin Albianin? na përshkruaj në pika të shkurta karakterin?

8.Albiani është njeri me natyrë të qetë,pozitiv dhe sens të veçantë humori.Megjithatë,nuk dua të flas shumë për gjëra që janë natyrës personale sepse më pëlqen ta ruaj privatësinë.Ajo çka mund të them është që unë e Albiani jemi të bashkë që 10 vite (duke përfshirë edhe 3 vite Martesë) dhe për këto vite kemi mësuar shumë gjëra për njeri tjetrin,familjen,vlerat morale bindjet etj.Në shumë pikëpamje jemi të ngjashëm e në disa krejtësisht të ndryshëm,mirëpo kjo na bën që ta plotësojmë dhe përmbushim njëri tjetrin si çift.



9.”Lena and Me”,film ky mjaftë i suksesshëm në regji të Blerta Bashollit,ku njëri ndër rolet kryesore je edhe ti,na thuaj? Ç’bën fjalë në atë film?.

9.”Lena and Me” është film artistik i metrazhit të shkurtë,me skenar dhe regji të Blerta Bashollit i prodhuar nga "Morina Films”.Deri tani ka marrë pjesë në dy festivale të filmit.Në "First Run Film Festival” në New York dhe në edicionin e këtij viti të "Doku Fest”-it.Në New York ka marrë gjithësej 4 çmime në mjeshtëri,çmimin për lojën në ekip "Ensemble Acting Award” që na është dhënë neve aktorëve (mua,Shpend Xanit dhe Shqipe Bibës,tri personazheve kryesore) dhe çmimin për kamerë dhënë Michael Rossetit.Filmi është një lloj drame-komedie e lehtë që shtjellon martesën e aranzhuar të dy të rinjeve emigrant,Lenës dhe Ardit,peripetitë dhe jeta e dyfishtë që çojnë ata si çift dhe si persona me interesa tërësisht të ndryshme.

10.Përveç "Familja Moderne” serial vendor është edhe "Kafeneja Jonë”,seriale këto të suksesshme në Kosovë.Ke menduar ndonjëherë të kalosh në këtë serial përkohësisht?Madje disa të dëshirojnë edhe si "kundershtare” të Sarandës,(Teuta Krasniqit).

10. Është e çuditshme,por,shpesh kam marrë e-maila,sygjerime e kërkesa nga shikuesit për një bashkëpunim të tillë.”Kafeneja Jonë”, është serial që mua personalisht më pëlqen dhe ka një ekip të mrekullueshëm aktorësh.Megjithatë,asnjëherë nuk kam menduar që përderisa të jem pjesë e "Familjes” të shkoj në "Kafene”.Në fakt as nuk kam pasur ndonjë ftesë nga producentët,shkrimtari apo regjisori i serialit.Në bazë të kontratës,ne e kemi të ndaluar që të luajmë në seriale që jepen në TV tjera,mirëpo nuk ka nen të kontratës që na ndalon të luajmë në seriale që transmetohen nga i njejti medium.Disi,ka qenë njëfarë "Kodi Moral” i pashkruar deri më tani,që aktorët e një seriali,sidomos ata që janë role e personazhe kyçe të mos jenë pjesë e serialeve tjera,për shkaqe të konfliktit të interesave ose diçka të ngjashme.Megjithatë të ardhmes nuk i dihet,ndoshta edhe mund të bëhem pjesë e këtij seriali nëse kam ndonjë ofertë të përshtatshme.E sa i përket komentit të fundit "kundërshtare” e Sarandës … hahaha … kjo është diçka që unë nuk do të mund ta zgjidhja,e tëra do varej nga skenari dhe personazhi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D