Kryesore » 2011 » Dhjetor » 22 » Ylber Dauti, avokati shqiptar i miliarderëve
8:05 PM
Ylber Dauti, avokati shqiptar i miliarderëve
Avokati shqiptar në New York, Ylber Dauti, po shënon një karrierë suksesesh në ngjitje. Edhe pse ka vetëm 10 vjet në SHBA, ai është i besuari i kompanive të fuqishme jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Europa, Azia dhe Afrika. Avokati Dauti, përmes profesionalizmit juridik, shumë prej klientëve të tij, i ka kthyer në milionerë, duke fituar miliona dollarë për ta në çështjet gjyqësore, që ata e kanë besuar për zgjidhjen e konflikteve. Janë disa çështje gjyqësore që kanë sjellë miliona dollarë për klientët e avokatit Dauti, përfshirë dhe kompani shumë të njohura në SHBA dhe kontinente të tjera. Një nga rastet për tu përmendur është një çështje kundra një prej kompanive më të pasura në botë, Procter & Gamble. Dhe fitorja ishte në krah të avokatit shqiptar. Ky dhe të tjera suksese e kanë anëtarësuar avokatin shqiptar në forume të tilla të rëndësishme si Milion Dollar Advocates Forum si dhe në  Multi-Milioner Dollar Advocates Forum,  . Sipas të dhënave zyrtare të Klubit të Avokatëve Milioner dhe Klubit të Avokatëve Multi-Milioner, më pak se 1% e avokatëve në të gjithë Amerikën i kanë përmbushur kriteret e arritjeve të suksesit profesional për tu anëtarësuar me të drejta të plota në këto dy klube.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D