Kryesore » 2011 » Gusht » 23 » Xhensila Myrtezaj: Dua te cilesohem si kengetare e mire
7:25 PM
Xhensila Myrtezaj: Dua te cilesohem si kengetare e mire
E fejuara e aktorit te njohur te "Portokallise”, Besart Kallaku (Gjini), eshte nje yll i ri ne skenen muzikore shqiptare. Mjaftuan dy-tri kenge qe kengetarja me bukuri te admirueshme, te binte ne sy jo vetem per pamjen, por edhe per vokalin.Ka lene pas pjesemarrje ne talent-show si "Ethet” apo "Gjeniu i vogel”, per te mberritur atje ku eshte sot, me trofeun e cmimit "Best Pop & R’N’B” ne "Top Fest 8”, si dhe me nje kenge te re "Dikush te do”, super te pelqyer. Me kembet ne toke, 18-vjecarja qe sapo ka mbaruar shkollen e mesme dhe qe mbeshtetet maksimalisht nga i fejuari artist, shpreh ambicien e saj kur thote se pavaresisht se suksesi erdhi shpejt, ajo nuk kenaqet me veten. Me siguri e ka fjalen per ate vetekenaqesine delirante, qe te demton kur te hipen vetja ne qejf me shume sesa duhet. "Suksesi me erdhi shume shpejt, fale cmimit ne "Top Fest”, klipit te kenges "Engjelli im”, si dhe klipit te ri "Dikush te do”. Gjithsesi, une nuk jam kurre e kenaqur me veten, por kerkoj akoma me shume…”, - shprehet ne intervisten e meposhtme kengetarja, e cila pavaresisht se i gezon te gjitha atributet, nuk i pelqen ta cilesojne seksi. Po te shohim edhe klipin me te ri te saj, bie ne sy se ndryshe nga shume artiste te tjera, Xhensila nuk ka provuar me qellim te jete super seksi, edhe pse me sharmin dhe bukurine e saj, ky epitet eshte i pashmangshem. "Mua me pelqen me shume te me konsiderojne nje kengetare te mire, me nje vokal te mire, sesa nje vajze terheqese (seksi), pasi dua qe neser te mbahem mend si nje kengetare, e jo vec si nje vajze terheqese. Ky eshte qellimi im…”, - vijon ajo, ndersa nuk i pranon zerat se ajo perben nje rrezik per kengetaren e hitit "Afer dhe larg”, Elvana Gjata. Sipas bukuroshes, tregu muzikor shqiptar ka vend per cdo artist. "Mendoj se une nuk jam rrezik per asnje dhe asnje kengetare tjeter nuk perben rrezik per mua”…
Xhensila, me cfare po merresh keto dite vere, pasi lancove kengen tende me te fundit "Dikush te do”? Po clodhesh diku se bashku me Besin?
Kjo vere mund te kete qene per mua vera me e bukur dhe njeherazi me aktivja. Kam nxjerre brenda nje kohe te shkurter dy videoklipe qe normalisht kane marre kohen e tyre per t’u realizuar, por pavaresisht kesaj nuk kam lene pas dore pushimet qe une dhe Besi kemi kryer kete vere. Ne fakt, ne te dy jemi tipa qe na pelqejne shume udhetimet, ndaj i kemi nderthurur ata, duke shijuar si vendet malore, ashtu edhe bregdetin.
Pas "A me do”, "Engjelli im”, edhe "Dikush te do” eshte pritur shume mire. Pse e gjen veten kaq shume te tekstet e dashurise, edhe pse kesaj radhe, ndryshe nga balada, ke ardhur me me teper ritem?
Mendoj se te baladat e dashurise ka dicka ne te cilen gjithkush mund ta gjeje veten, plus qe keto kenge jane edhe me te ndjera. Duke qene se tani eshte nxehte, stine vere, doja te realizoja dicka me te fresket, me energjike, nje kenge me me teper ritem, per me teper qe bashkepunimi me Flori Mumajesin ne kengen "Dikush te do” me beri te sigurt ne vetvete.
Kur talenti behet bashke me bukurine e jashtme, suksesi eshte i garantuar. Ti e kishe pritur kete sukses qe po korr deri me tani?
Suksesi me erdhi shume shpejt, fale cmimit ne "Top Fest”, klipit te kenges "Engjelli im”, si dhe klipit te ri "Dikush te do”. Gjithsesi, une nuk jam kurre e kenaqur me veten, por kerkoj akoma me shume…
Nuk ka kaluar pa u vene re edhe videoja e kenges sate me te re, shume sensuale, por larg vulgaritetit te femrave super te zhveshura neper klipe. Kush te keshillon per performancat e tua?
Nuk ka nje formule, askush nuk qendron pas performanes sime. Une jam thjesht vetvetja dhe nuk arrij te dal dot jashte kornizave te mia. Kjo eshte ajo qe me identifikon mua si person. Thjeshtesia dhe vetekontrolli jane pjese e karakterit tim.
Besi, i fejuari yt, eshte pa dyshim nje nga personat qe ka me shume ndikim ne formimin tend artistik, aq me teper qe edhe ai vete eshte artist. Sa ka ndikuar te suksesi yt ai? Bini perhere dakord ne mendime?
Patjeter, Besi eshte mbeshtetja me e madhe qe une kam, kete e kam thene dhe vazhdoj ta them serish. E kam nje krah te hekurt ne te cilin mbahem dhe ai me drejton drejt rruges qe dua. Pastaj, mendimet dhe idete tona jane pergjithesisht te njejta, keshtu qe nuk eshte e veshtire per ne qe te biem dakord.
Nga brezi i kengetareve te reja sikurse ti, cilet emra vlereson me se shumti?
Mendoj se vajza shume te talentuara dhe qe premtojne shume sa i takon karrieres muzikore, jane Anxhelina Hadergjonaj, Beatriks Ramosaj. Jam me se e sigurt qe kane per te ecur shume ne kete fushe…
Duke qene se sapo ke mbaruar shkollen e mesme, a e sheh muziken si profesionin tend te se ardhmes apo thjesht nje pasion qe do ta ushtrosh here pas here?
Muzika per mua nuk eshte thjesht nje hobi, ajo eshte pjese e rendesishme imja, por megjithate nuk e mendoj kurrsesi muziken si nje profesion. Ose te them me mire, e mendoj si nje profesion te dyte ne jete!
Xhensila, konsiderohesh si nje nga vajzat me te bukura te skenes muzikore shqiptare. Ty cilesimi seksi si te ben te ndihesh?
Mua me pelqen me shume te me konsiderojne nje kengetare te mire, me nje vokal te mire, sesa nje vajze terheqese, pasi dua qe neser te mbahem mend si nje kengetare, e jo vec si nje vajze terheqese. Ky eshte qellimi im…
Ne mesin e shoqeve te tua, me siguri ti konsiderohesh me e bukura prej tyre, apo jo?
Jo, nuk eshte e vertete, per mua e bukura nuk eshte thjesht ajo fizike. Bukuria ne syte e mi merr formen e shpirtit, ajo eshte mendoj bukuria e vertete!
Shume persona e krahasojne talentin tend me ate te kengetares Elvana Gjata, madje thone se ti perben nje "rrezik” per te apo edhe kengetaret e tjera…
Une mendoj se ne tregun muzikor shqiptar secili artist ka vendin e vet dhe mendoj se une nuk jam rrezik per asnje dhe asnje kengetare tjeter nuk perben rrezik per mua …
E ke nisur rrugetimin tend me muziken me pjesemarrjen te "Gjeniu i vogel”, me pas ke provuar emocionet te "Ethet”. Ku mendon se do te ishe sot, pa marre pjese te keto talent-show?
Keto programe qe permendet, kane qene nje shkolle e vertete muzikore per mua. Ato jo vetem me formuan artistikisht, por me formuan edhe nga pikepamja e karakterit, edhe pse normalisht talenti eshte i lindur, pasi ai ka nevoje te kultivohet. Mendoj se pa "Ethet” dhe programet e tjera ku une kam qene pjesemarrese, une do ta kisha shume te veshtire te arrija deri ketu ku jam sot.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D