Kryesore » 2011»Maj»25 » Vrasja e Emyt aksidentale, dosja në gjykatë
3:20 PM
Vrasja e Emyt aksidentale, dosja në gjykatë
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj vdekjes së këngëtares, Elsina Hidersha, 22-vjeç, duke e konsideruar vrasjen e saj si aksidentale. Për ngjarjen ndodhet brenda hekurave biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi, i cili kishte një marrëdhënien me vajzë, edhe pse diferencat në moshë ishin më shumë se 20 vite. Ngjarja ndodhi më 27 janar të këtij viti rreth orës 01:30 minuta pranë lokalit të natës "Venue” në Tiranë. Pasi kanë dalë nga lokali, këngëtarja ka debatuar ashpër me biznesmenin nga Mitrovica, dhe më pas i është ngjitur makinës duke u përplasur fort për tokë. Në atë moment, këngëtarja e njohur si Emy, ka rënë në gjendje kome dhe disa orë më vonë ndërroi jetë në QSUT.
Prokuroria nisi hetimet menjëherë për ngjarjen, teksa biznesmeni 47-vjeçar përfundoi në qeli. Tashmë, dosja e përpiluar nga përfunduar në Gjykatë dhe pritet të nisë gjykimi për këtë çështje. Dëshmitarë do të thirren persona okularë në vendin e ngjarjes, këngëtarë që ishin të pranishëm atë natë në lokal, etj.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS