Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Vesa: Produksioni nuk më donte më në garë, me Bigun vetëm shoqëri
11:41 PM
Vesa: Produksioni nuk më donte më në garë, me Bigun vetëm shoqëri
Mbrëmja e së enjtes ka qenë e fundit për këngëtaren Vesa Luma, në garën e yjeve "Dancing with the stars”. Ajo e ka lënë spektaklin me një akuzë ndaj produksionit, duke u shprehur se "E di që kam pas mbështetjen e publikut, e di që kam pas mbështetjen e jurisë, po produksioni ka punët e veta!”. Më tej, komente të shumta kanë vërshuar në rrjetin social facebook, duke komentuar si të padrejtë daljen e këngëtares nga Kosova prej kësaj loje, që ka si trofe jo pak, por një jaguar. Megjithatë, sot këngëtarja Luma vjen me një intervistë të dhënë pak ditë më parë, që i përket pikërisht miqësisë së saj me repistin Big Basta, komentuar kjo si një histori dashurie. Por që në fakt, sipas këngëtares së suksesshme Vesa Luma, nuk ka asnjë marrëdhënie, përveç shoqërisë mes tyre!Vesa, a duhet t’ju urojmë për lidhjen me Big Bastën apo jo? Si është e vërteta e kësaj historie?

Normalisht që po të ishte për t’u uruar, do ta prononcoja unë së pari, pastaj do të më uronin të tjerët. E vërteta është që në fakt kjo nuk është një histori dashurie, fare, thjesht qarkulloi një thashethem që në fakt ishte i pa bazë, ashtu siç në të shumtën e rasteve bëhet në mediat tona.

Po përderisa nuk qenka e vërtetë, përse është komentuar si e tillë kjo histori?

Duke u bazuar me shkrimin që ishte bërë, i bie që kjo histori është komentuar si shkak i miqësisë tonë gjatë provave, apo kohës së lirë, sepse në fund të fundit, Bigun, përveç se e kam mik shumë të mirë dhe koleg, ai ishte personi i cili na ka qëndruar pranë vazhdimisht, duke na bërë të ndjehemi si në shtëpinë tonë.

Në fakt, ju keni pasur dijeni edhe më parë që shoqëria juaj është përfolur, a keni reaguar më parë?

Unë nuk kam pasur dijeni që shoqëria jonë përflitet, sepse kam menduar që ka kaluar koha e paragjykimeve të shoqërisë së një mashkulli me një femër, pa pasur nevojë të ketë diçka më shumë. Dhe unë nuk kam ndërtuar asnjëherë imazh të tillë, që të kem nevojë të jem pjesë e thashethemeve kot, sepse punoj shumë, dhe kam dhënë shumë që të jem e pranishme në media me punën time. Si edhe në rastin e "Dancing with the Stars”, ku puna ime, kërcimi, po vlerësohet çdo javë e më shumë.

Pas daljes së kësaj historie në media, keni folur me Bigun. Si e ka pritur ai këtë lajm?

Të dy ne kemi qenë shumë, shumë të befasuar, sepse edhe fotot që janë nxjerrë në atë gazetë, ishin shumë javë më parë, që është edhe një tjetër gabim i gazetarit për ta bërë lajmin e vërtetë. Në fund të fundit, ishte më shumë qesharake se befasi.

Mos ndoshta sebep i thashethemeve, janë bërë bashkëpunimet tuaja në këngën që do të nxirrni në bashkëpunim me të?

Aq shumë bashkëpunime që kam unë, po të mendohej për çdo bashkëpunim që ka pasur ndonjë lidhje, do të ishte më se qesharake. Ishte ideja e Dj Blunt të na bashkonte në një këngë të re, e cila do të jetë pjesë e albumit të Dj Blunt. Kënga akoma nuk është realizuar, por besoj që do të dalë shumë bukur.

Mendon se do ta komplikojë marrëdhënien tuaj me Big-un në "Dancing” e më tej, kjo histori?

Jo, në asnjë moment. Madje, kjo ishte një shkak edhe më i madh që ne të afrohemi si shoqëri dhe të komentojmë mbi këto shkrime e thashetheme interesante (qesh).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D