Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Vesa Luma edhe më e nxehtë gjatë verës
3:10 PM
Vesa Luma edhe më e nxehtë gjatë verës
Sezonin veror vjen me prurje të shumta të këngëtarëve, duke qenë se muzika është ajo që na shoqëron gjatë gjithë kësaj stine të nxehtë. Një nga këngëtaret që po përgatitet për këtë sezon është e mirënjohura Vesa Luma. Teksa puna e saj si mentore në spektaklin "X-Factor” duket se është lehtësuar paksa, duke qenë se Vesa ka ende në konkurrim edhe një këngëtare të kategorisë së saj, ajo ka përfituar për të marrë disa rreze dielli, transmeton Koha Tjeter.Pra duke menduar se vera ka nisur edhe për Vesën ne kontaktuam me këngëtaren për të na dhënë një informacion më të zgjeruar lidhur me të rejat më të fundit të saj. "Sapo kam përfunduar një këngë timen më të re që do të jetë një këngë shumë ritmike dhe verore. Shpresoj që shumë shpejt të realizoj edhe videoklipin e këngës. Kjo sa i përket te rejave në krijimtarinë time, por kam një informacion tjetër për fansat e mi’, – shton Vesa: "Këtë të diel do të më shihni duke performuar live në skenën e superspektaklit "X-Factor”, ku në fakt unë jam pjesë e jurisë çdo javë dhe do të jetë një performancë që besoj do të pëlqehet, pasi komentet e pritshmërisë deri tani kanë qenë shumë pozitive”. 

"Sigurisht që fillimi i sezonit veror sjell edhe koncertet, që në këtë sezon të vitit janë edhe më të shumta”, – pohon këngëtarja që karakterizohet nga një pamje dhe sjellje plot sharm, finesë dhe mirësjellje. "Pas performancës sime në ‘X-Factor’ do të jem një javë më pas në qytetin e Vlorës ku do të performoj në një koncert për të gjithë fansat e mi atje”,- lajmëron këngëtarja që po përgatitet edhe për këtë eveniment.

Por teksa i kërkojmë se si do të titullohet kënga e sapopërfunduar ajo refuzon ta tregojë dhe duke qeshur shpjegon: "Nuk po e them përpara se ta lançoj këngën pasi kam frikë se ma vjedhin titullin e saj”.

Ndoshta Vesa do të ketë menduar një titull shumë origjinal ashtu si edhe këngët e tjera të saj dhe me siguri që do të pritet me shumë kureshtje nga fansat e saj pasi sa herë që ajo sjell diçka të re klikimet në Youtube janë të menjëhershme plot fluks vizitorësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D