Pas koncerteve të pafund nëpër qytetet bregdetare shqiptare, Vesa Luma me në fund do t’u kthehet pushimeve, përderisa plane të reja dhe interesante e presin atë edhe në vjeshtë dhe fillim të dimrit. Sipas këngëtares, ajo ka të punuar edhe dy këngë të reja të cilat do t’i lansojë menjëherë pasi të kthehet nga pushimet që do t’i fillojë në javën e fundit të gushtit. "I kam dy këngë pothuajse gati kështu që po pres si të kthehem prej pushimit për t’i lansuar për publikun”, ka thënë Vesa në një bisedë të shkurtër për Express. Ajo ka thënë se të dyja këngët janë ritmike, por nuk ka dashur që të tregojë se cilit zhanër i takojnë, pasi që dëshiron t’i lërë befasi për publikun. "Nuk po e përmend zhanrin dhe as njerëzit që jam duke punuar me ta, por sigurt se do të ketë diçka më ndryshe”. Vesa, e cila u përmend se do të marrë pjesë sivjet në festivalin "Kënga magjike” nuk ka dashur që të tregojë se a janë të vërteta këto spekulime. "Do të jem pjesëmarrëse e festivaleve edhe këtë vit, sepse garat dhe skenat e mëdha më tërheqin shumë dhe më japin satisfaksion, por nuk po e bëj të ditur se në cilin festival do të marrë pjesë saktësisht”, ka thënë ajo. Kurse për këngën dhe hitin e saj veror "Ti po don”, që deri më tani është klikuar më shumë se 250 mijë herë në youtube.com, Vesa thotë se atë më së miri e sheh kur e këndon para publikut të saj. "Gjithmonë i marr përsipër reagimet e njerëzve gjatë koncerteve dhe aty kuptoj nëse kënga është dëgjuar dhe pritur mirë. Me atë çfarë kam parë këtë verë, jam shumë e lumtur që kjo këngë është pritur mirë dhe është një hit veror”, thotë këngëtarja.
Ajo thotë se të gjitha këto këngë që i ka kënduar këto vite, ka menduar për t’i kompiluar në një album të ri. "Pra, mendoj se këtë vit do të përmbylli me një album – përmbledhje të këngëve të vjetra, por edhe disa këngëve të reja - për dëshirë të fansave të mi”.
Vesa po ashtu ka shpalosur se do të shkojë për pushime në fund të javës së gushtit. "Pushimin po e filloj javën e fundit të gushtit, ndërkohë sa i përket anës sentimentale, po dëgjoj poshtë e lart thashetheme nga më të ndryshmet, por pasi që asnjëherë s’kam dalë unë vetë të prononcohem, po i lë ato thashetheme të rrjedhin edhe pak derisa ta shoh të arsyeshme të flas unë vetë për jetën time private”, tha në fund Vesa.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS