Kryesore » 2011 » Maj » 28 » Veli Sahiti, feston 35-vjetorin e karrierës
7:04 PM
Veli Sahiti, feston 35-vjetorin e karrierës
Veliu ka vendosur që pikërisht në këtë mbrëmje të performojë live shumë këngë të kënduara gjatë vitit 74. Dhe përveç saj ai do të shpalosë edhe projektin e tij më të ri të sapopërfunduar.Veli Sahiti veçohet për nga interpretimi dhe paraqitja e tij. Ai ka arritur të ketë një karrierë të ndritur muzikore prej më se 35 vjet. Përvjetori kushtuar veprës dhe punës së tij këtë vit do të festohet nga komuna e Ferizajt, qytet nga i cili vjen Veliu. Ai ndjehet i privilegjuar që komuna po e nderon me këtë organizim, madje, sipas tij, është një nder i madh që nuk e priste.

"Tani karriera ime numëron 35 vjet dhe Kuvendi Komunal në patronatin e vet ka vendosur që më 7 qershor të organizojë mbrëmje muzikore kushtuar veprës artistike që e kam arritur deri më sot. Jam i kënaqur me këtë nder që më bëhet mua dhe kjo më bën që të kujtoj se kam arritur atë që e kam dëshiruar gjithnjë”, ka thënë ai për "Zërin”.

Veliu ka vendosur që pikërisht në këtë mbrëmje të performojë live shumë këngë të kënduara gjatë vitit 74. Dhe përveç saj ai do të shpalosë edhe projektin e tij më të ri të sapopërfunduar.

"Në këtë mbrëmje, përveç interpretimit të këngëve të vjetra, do të sjellë edhe videoklipin tim më të ri, të këngës së re ‘Një mbrëmje në ujëvarë”, thotë ai. Kjo këngë është e përgatitur nga Ismet Rashiti i cili e ka bërë tekstin, ndërsa orkestrimin dhe kompozimin vetë Veliu.

Pas 5 vjetëve pauzë, Veliu tani do të lansojë edhe albumin e tij të ri, të 19-të me radhë. "Shumë shpejt do ta lansoj albumin më të ri, që shpresoj të pëlqehet në publik”, përfundon Veliu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D