Kryesore » 2011 » Maj » 26 » Vdekja e këngëtares Emmy, 4 dëshmitë e dosjes “Kelmendi”
8:44 AM
Vdekja e këngëtares Emmy, 4 dëshmitë e dosjes “Kelmendi”
Biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi do të përballet së shpejti me procesin gjyqësor në lidhje me vdekjen e këngëtares nga Tirana, Elsina Hidershaj, e njohur ndryshe si Emmy.
Prokuroria në Tiranë thuhet se e ka përfunduar hetimin e saj për ngjarjen që ndodhi më 27 shkurt dhe ka ndryshuar akuzën nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia.
Shtypi në Tiranë (gazeta Panorama) ka bërë publike sot disa deklarata të prokurorisë në lidhje me vdekjen e këngëtares.
Ndër këto materiale gjenden dëshmi të vajzës që ndodhej në makinë me Aziz kelmendin kur Emmy gjeti vdekjen.
Dëshmitarja Persida I. deklaron se më datë 27.02.2011, gjatë kohës që ka qenë te pub "Venue” me shtetasin Aziz Kelmendi, ka parë se Azizi ka marrë disa telefonata dhe SMS nga një person me emrin "Emmy”, ish-e dashura e tij. Rreth orës 01:45 të datës 27.2.2011, kur kanë dalë nga pub "Venue” dhe kanë hipur në fuoristradën e Azizit, afrohet një gocë e re, e cila ka tentuar të hapte derën e shoferit të makinës së Azizit, por ai i kishte siguruar dyert nga brenda. Goca e re i ka thënë Azizit: "Hape derën. Tregohu burrë”. Azizi ka hapur vetëm xhamin e derës së shoferit, gjysmën e hapësirës së xhamit. Goca e re ka filluar të shajë Azizin me fjalët "Dil nga po je burrë” etj. Azizi i ka thënë: "Ik, largohu nga makina!”. Por goca nuk është larguar dhe i drejtohet Persida I. me fjalët: "Zbrit ti goce, se do të vish një çikë me mua”. Persida I. i përgjigjet: "S’kam punë me ty, nuk të njoh fare”. Në këtë kohë Azizi nisi makinën rrugës drejt Profarmës, në fillim ngadalë. Por goca e re është kapur me të dyja duart te xhami i derës së shoferit dhe nuk shkëputej. Azizi vazhdoi ecjen me makinë duke e shtuar shpejtësinë, ndërsa goca mbahej ende me dy duart te xhami dhe shante Azizin. Rreth 50 metra larg "Venue”-s, në rrugicën që të nxjerr te Profarma, në një moment goca u shkëput nga xhami i derës së shoferit dhe P. I. ka menduar se goca është rrëzuar përtokë. Persida I. i ka thënë Azisit: "Ktheje prapa, ktheje prapa, të lutem!”. Por Azizi e ka përcjellë P. I. deri pranë shtëpisë së saj, ku janë ndarë.
Në lidhje me ngjarjen është marrë në pyetje edhe shtetasi A. S., roje nate te parkingu i makinave pranë vendit të ngjarjes, sqaron se ka parë një fuoristratë "VVolksvagen Touareg” me targa Kosove, e cila ka ecur me shpejtësi. Ka frenuar dy herë dhe pasi është larguar, ka parë një gocë të shtrirë përtokë, të gjakosur. Atëherë ai ka lajmëruar policinë. Pas 10 minutash, drejtuesi i mjetit fuoriostradë është kthyer në vendngjarje.

Shtetasja Valza Bajra (shoqe e Elsinës), është një dëshmitare tjetër. Ajo ka thënë në hetuesi se më datë 27.02.2011 ka shkuar bashkë me Elsinën, e njohur me emrin "Emmy” te pub "Venue”, ku janë takuar me disa shoqe dhe shokë të tyre. Gjatë kohës në këtë lokal, Emmy i dërgonte SMS dikujt dhe ishte e shqetësuar. Rreth orës 01:40 Emmy është larguar për në tualet, por nuk është kthyer më në tavolinë. Rreth 30 minuta më pas Valzën e ka telefonuar Azizi dhe e ka njoftuar se Emmy ishte në spital, sepse ishte aksidentuar. Ky fakt tregon se Azizi nuk është larguar.
Vetë i akuzuari për ngjarjen, shtetasi Aziz Kelmendi shpjegon se shtetasen Elsina Hidersha e ka njohur në muajin korrik të vitit 2009, pasi Elsina ka punuar si këngëtare te lokali i tij diskotekë "Full House”, në qytetin e Prishtinës, në Kosovë. Gjatë kohës që Elsina ka punuar në lokalin e tij, ata kanë pasur një lidhje intime bashkë. Lidhja e tyre ka zgjatur deri para një muaji. Por edhe gjatës këtyre kohëve të fundit Azisi takohej me Elsinën. Më datë 26.02.2011, rreth orës 23:20, Azizi me shtetasen Persida I. kanë shkuar te pub "Venue”. Atje kanë qëndruar te banaku, në këmbë, sepse nuk kishte as tavolina dhe as karrige të lira. Gjatë kohës që kanë qëndruar në pub, Azisi është telefonuar disa herë në numrin e tij celular nga shtetasja Elsina Hidersha, nga numri i saj celular, por Azizi nuk i ka hapur telefonatat. Më pas, Elsina i ka dërguar disa SMS, ku i shkruante: "Mos jemi tek i njëjti lokal ku këndon Dafina Zeqiri?”. Por Azizi nuk i ka kthyer përgjigje me SMS. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 27.02.2011, Azizi me Persida I. kanë dalë nga pub "Venue” dhe pasi kanë hipur në fuoristradën e tij, kanë ndaluar para hyrjes së pub-it. Aty, Azizi i ka dërguar një SMS Elsinës me tekstin: "Eja merre kartën e telefonit se jam në makinë para lokalit”. Në këtë moment, te makina e Azizit afrohet Elsina, e cila tenton të hipë, por Azizi i kishte mbyllur dyert nga brenda. Atëherë Elsina është afruar te dera e shoferit të makinës së Azizit, duke tentuar të hapë derën dhe bërtiste: "Hape derën, tregohu burrë”, si edhe shante me fjalët "Dil po je burrë” etj. Azisi ka hapur vetëm gjysmën e xhamit të derës së shoferit duke i thënë: "Ik, largohu nga makina!”. Elsina nuk është larguar, por i është drejtuar Persidës me fjalët: "Zbrit ti goce, se do vish një cikë me mua”. Në këtë kohë Azizi është nisur me makinën e tij rrugës drejt Profarmës, në fillim me ngadalë. Rreth 50-70 metra larg pub "Venue”, në rrugën që të nxjerr te Profarma, në një moment Elsina i hodhi duart nga xhami i derës së shoferit dhe u shkëput nga makina. Azizi ka vazhduar rrugën me makinë duke e shtuar shpejtësinë. Pasi ka përcjellë Persidën deri pranë shtëpisë së saj, ai është kthyer sërish drejt pub-it. Kur është afruar, konkretisht rreth 50 metra, është kontaktuar nga disa punonjës policie në rrugë. Azisi ka deklaruar se nuk e ka parë momentin si është dëmtuar shtetasja Elsina Hidersha.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D