Kryesore » 2012 » Shkurt » 27 » Vanesa Krasniqi ka hy e para në "Top 10"për DSDS
3:44 AM
Vanesa Krasniqi ka hy e para në "Top 10"për DSDS
Të shtunën,televizioni gjerman RTL ,dha për shikuesit e vet spektaklin "Deutschland sucht den superstar"(Gjermania kërkon superyllin)për vitin 2012.Krahasuar me edicionet e kaluara si paraqitjet e kandidatëve para jurisë,pastaj nga bregdeti i Maldiveve,këtë të shtunë 16-të kandidatët kënduan"Live"para publikut në sallë.Edhe paraqitja e shqiptares Vanesa Krasniqit ishte jashtzakonisht e mirë,për këtë dha mendimin e saj edhe përfaqësusja e jurisë Natalie . Pra juria në përbërje:Dieter Bohlen,Natalie Horler dhe Bruce Darnell arritën në "Top 16"-shen e kandidatëve pas një pune të mundimshme.Nga 16-të kandidatët ,gjashtë prej tyre duhet të largoheshin nga spektakli dhe pas mesnate filluan emocionet e tyre në sallë përpara familjarëve dhe pjesës tjetër të publikut.Moderatori i emisionit Marco Schreyl pas votimit që u bë filloi ti merr kandidatët një për një,e para Vanesa Krasniqi e cila pa asnjë vrejtje ka hy në "Top 10"dhe është ngjitur në binën e fituesve,më pas edhe nëntë kandidatët tjerë.Tani e tutje kandidatët i pret sfida për të arritur deri në finalen e spektaklit që duhet të mbahet në fund të prillit apo fillim të majit.Vlenë të theksohet se në Maldive kishte udhëtuar edhe Dardana Sokoli,por,ajo s'mundi të hy në mbrëmjen e së shtunës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D