Nuk ka dashur t’i përgjigjet asnjë pyetjeje që lidhej me shoqen e saj të ndjerë, këngëtaren Emmy, e rrjedhimisht edhe atyre që lidheshin me biznesmenin Aziz Kelmendi, i cili tanimë është ligjërisht në gjendje të lirë. Siç mund ta keni kuptuar të gjithë, do të kemi sot një intervistë të këngëtares kosovare, Valza Barja, e cila është një ndër personat e fundit që e ka takuar Emmy-n. Madje Emmy ditën e aksidentit kish dalë pikërisht me kosovaren simpatike, për të kaluar disa orë të bukura bashkë.Megjithatë duke lënë pas këtë histori të hidhur, Valza sapo ka hedhur në treg klipin e saj më të ri dhe në "Bluetooth”-in e sotëm ajo tregon detaje në lidhje me këtë projekt si dhe nuk harron të përgjigjet për pushimet…Si po kalon këto kohë, me çfarë po merresh? Mirë shumë, tani sapo kam përfunduar klipin e këngës së re dhe e kam lançuar këto ditë. Po merrem me intervista dhe emisione të ndryshme në Kosovë.Kemi parë disa nga fotot e klipit tënd më të ri ku mund ta shohim atë?Po, fotot i keni parë është e vërtet kurse klipin përveç kanaleve muzikore mund ta shini në kanalin e Youtube ose më saktë tek Besfort M1 ku edhe shfrytëzoj rastin ta falenderoj… Me kë ke bashkëpunuar për këtë këngë dhe cila është fabula që trajtohet? Bashkëpunimin e kam bërë me Florent Boshnjakun dhe teksin e ka shkruar Mit’hat Sadiku. Kënga tregon se si një vajzë dëshiron të dalë në një klub nate me të dashurin, mirëpo pa e ditur prindi. (qesh) Është thjesht një vajzë e llastuar… Ke në plan ndonjë këngë tjetër? Po në shtator do të dal me një baladë. Po ndonjë bashkëpunim? S’kam bërë ende asnjë plan. Më trego pak si ndihesh kaq muaj pas vdekjes së shoqes tënde Emmy? E kam të vështirë të flas për këtë histori, ju lutem më kuptoni. (Nuk i ka kthyer përgjigje pyetjeve në vijim) Të flasim pak tani për gjërat e bukura, për pushimet më saktë. Ke bërë plane? Edhe për disa ditë do të shkoj me pushime, por nuk e kam vendosur ende të saktë vendin se ku do t’i kaloj… Vera është një stinë e ngjeshur me koncerte, edhe për ty e tillë do të jetë? Patjetër se këtë verë kam mjaft angazhime, si në ambiente të mbyllura, pishina, ashtu edhe në bregdet… Zakonisht gjatë verës ka ‘boom’ klipesh dhe koncertesh, sa e ndjen konkurrencën? Aspak nuk i frigohem konkurrencës pasi selici ka punën e tij. Kë shikon si rivalen tënde më të madhe në muzikë? Si rivalen time më të fortë shoh Beyonce-n. Po shoqe më të mirë kë ke? Kam miq dhe mikesha shumë, nuk dua të përmend asnjë emër, sepse ndosha dikush hidhërohet. er.re
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS