Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » Tuna refuzon labelin “Baba Stars
6:06 PM
Tuna refuzon labelin “Baba Stars
Lajmi se Tuna Sejdiu bëhet pjesë e labelit Baba Stars për herë të dytë ka disa ditë që po qarkullon, gjë që e ka detyruar vetë këngëtaren të reagojë ashpër ndaj këtyre lajmeve. Tuna ka përdorur facebook-un për të sqaruar një herë e përgjithmonë këtë lajm.”E kisha të domosdoshme të reagoja në momentin kur emri im përfshihet në shkrime të ndryshme gjasme të argumentuara nga ‘burime të sigurta’. Çfarë ka të bëjë me Tunën, burim i vetëm dhe i sigurt, i vërtetuar 100% jam vetëm unë, Tuna! Përgënjeshtroj çdo informatë lidhur me inkuadrimin tim në labelin "Baba Stars”. Me shumë respekt për anëtarët për punën që bëjnë për preferencat e tyre dhe mbështetjen e ofruar kohëve të fundit, mendoj se ky është momenti im ku jam solo në këtë lojë, siç isha në baticat dhe zbaticat e mia për të cilat jam e bindur se rrallëkush nga ju i dini. Prapa perdeve, buzëqeshjeve të mia, glamurit dhe paraqitjeve të fuqishme, ka pasur momente të vështira në të cilat njerëz të numëruar me gishta më kanë qëndruar afër. Atyre u mbetem mirënjohëse deri në frymën e fundit. Një ndër ata është Big Bandu (Arbër Gjikolli) producenti të cilit ia besova projektin e ri dhe me të cilin mbetemi në këtë udhëtim vetëm. Në këtë betejë të egër dashuria ndaj punës dhe mbështetja juaj ka qenë arsyeja e vetme për të mbajtur kokën lart dhe ne së bashku e fituam këtë betejë, Tuna!”, thuhet në reagimin e këngëtares Sejdiu drejtuar mediave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D