Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu, ka konfirmuar se ajo është ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj Rilind Reka, por hodhi poshtë pohimet se shkaku ishte biseksualiteti i këngëtares. Tuna e konfirmoi lajmin e ndarjes për Alsat, përderisa pohoi se ekzistojnë arsye tjera prapa ndarjes nga biznesmeni dhe jo siç kanë shkruar disa mediume kinse për shkak të biseksualitetit. "Është e vërtetë që jam ndarë, por kjo gjë dua të përfundojë me kaq, ky është prononcimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Nuk dua të komoentoj më tepër dhe aq më pak të jap detaje dhe arsye për ndarjen. Se nga kush joshem unë, këtë e dinë më mirë publiku pasi ka shumë vite që jam në skenë dhe e kam dëshmuar këtë”, theksoi Tuna duke ironizuar pohimet për biseksualitetin e saj.
Tuna në po këtë intervsitë telefonike bëri të ditur se është duke qëndruar në Zvicër për të promovuar albumin e ri të 2po2, "Authentic”, duke mos lënë pa përmendur as lansimin e klipit të këngës "Dysheme”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS