Nuk mund të kuptojmë nëse jemi popull i çuditshëm apo disa këngëtare tona kohëve të fundit po u bie fama. Para një kohe kur publikuan bashkëpunimin "Vibe”, morën pa fund komplimente, derisa videoklipi është futur në listën e klipeve më të klikuara në Youtube. Por, siç duket, fati nuk po ju ecën si përpara me videoprojektet e fundit. "Dangerous in love” ishte kënga që Dafina Zeqiri e realizoi me videoklip në Australi, kjo këngë u prit mirë pasi, siç kishte theksuar këngëtarja, e kishte realizuar në moshën 16-vjeçare, por si video nuk është pëlqyer shumë. Nga ajo që kemi mundur të sigurojmë, shihet qartë se që nga fillimi ky videoklip nuk është pritur mirë, pasi ka shumë "dislike” në Youtube, edhe pse është larguar opsioni për "like & dislike” tashmë, por faktet mbesin gjallë gjithmonë. I njëjti fat është duke ndjekur edhe këngëtaren tjetër Tuna Sejdiu si me klipin "Dysheme”, ashtu edhe me klipin e fundit "E para dhe e fundit”, që e ka realizuar në plazhin Novalija të Kroacisë. Tuna në projektin e fundit ka dashur të thotë shumë, por nuk është pritur si duhet. Duke dashur të realizojnë diçka më speciale, gabojnë dhe menjëherë ndaj tyre fillojnë kritikat. "O Zot, ktheja kulturën e humbur të këtij populli! Ktheja zakonet e traditën që po e humb! Po duan të imitojnë këngëtaret europiane, por janë kthyer në karikatura” thuhet në disa nga komentet e postuara tek videot e tyre
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS