Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Tradita vazhdon
8:56 PM
Tradita vazhdon
Portali Shqipmedia vazhdon me intervistat e rradhës me grupet e mirëfillta muzikore nga treva e Maqedonisë, sot për ju kemi përgaditur intervistë me rock grupin "Objective” nga Tetova. Të njihemi më së afërmi me ta në vazhdim…
Përshëndetje grupi Objective Fillimisht, kur u formua grupi Objective dhe kush janë anëtaret e grupit?
Tanimë veprimtaria e grupit Objective ka 3 vite te plota ekzistence, fillimisht iniciativa ishte e kitaristitit të grupit Blerim Osmanit dhe bateristit Qendrim Zendelit. Ndërsa më vonë u bashkëngjiten edhe Blerim Qamili – tastierë, Shpëtim Lutfiu – vokal dhe Labinot Beadini – bassist.


Cfarë zhanri të muzikës performon grupi Objective?

Grupi Objective nëpër mbrëmje në përgjithësi performon të gjitha zhanret e rokut, ndërsa këngët tona me shume janë të koncentruara në rrymën pop-rock.


Cilat janë këngët autoriale të bendit Objective?

Kënga e parë është kënga Skenar Dashurie me të cilën performuam në Top Fest 6, ndërsa me këngën Pas Ikjes Tënde kemi marë pjesë në Nota Fest 2010. Me këngën e tretë Iluzion morëm pjese ne TopFest 8 si dhe kënga e fundit është kënga Krenaria jonë e cila iu përkushtua klubit të zemrës Shkëndija dhe tifozëve te saj të flaktë Ballistëve.


Nga se u motivuat ti përkushtoni këngë KF Shkëndijës?

Pasi që disa nga anëtarët e bendit janë pjesëtar të tifo grupit Ballistët dhe nga vet fakti që Shkëndija është klub i qytetit tonë dhe sivjet u kurorëzua me titullin kampion, të cilin e kemi pritur shumë vite ,vendosëm që tua dhurojmë një këngë.





Cilat janë sukseset e grupit gjatë 3 viteve të ekzistimit?

Për herë të parë bendi ka performuar live në gjimnazin e Tetovës ku jemi pritur shumë mire nga gjimnazistët. Kjo ka shërbyer si motiv për të realizuar edhe shume mbrëmje te tjera të suksesshme.

Ndërsa më vonë kemi marrë pjesë neë TopFest6, TopFest8 si dhe në NotaFest2010 ku u shpërblyem me çmimin Best RTK.



A mund te veçoni disa bashkëpunime apo pjesmarje me artistë apo bende të famshme të estradës shqiptare?

Gjatë këtyre 3 vite kemi pasur performime live nëpër mbrëmje me artiste të ndryshëm. Ndër to mund te veçojmë: pjesëmarrje në UEJL me Alban Skenderaj, organizimi i një mbrëmje ROCK & RAP me grupin TDS, si dhe performimi me Vedat Ademin si dhe grupin e mirënjohur Jericho.


A është muzika profesion parësor për anëtaret e grupit apo keni edhe obligime tjera?

Blerim Osmani – kitaristi i grupit eshte edhe jurist i diplomuar.

Shpëtim Lutfiu – vokal, fizioterapeut.

Qendrim Zendeli – baterist, student në fakultetin e turizmit.

Labinot Beadini – batisti, student i shkencave kompjuterike.

Blerim Qamili – tastierë, student i sonologjise dhe multimedias.

Tani një pyetje për vokalistin e grupit, cili grup botëror apo vokalist eshte i preferuari i juaj?

Personalisht i adhuroj System of a Doën për shkak te zhanrit te tyre. Ndërsa si vokal me pëlqen frontmeni i Iron Maiden, Bruce Dickinson.



Si mendoni, sa është i zhvilluar roku në Tetovë?

Tetova si qytet ka tradite të rokut. Ne si grup bashkë me disa grupe të tjera të reja mundohemi që të zhvillojmë rokun në qytetin tonë duke vazhduar atë (traditën) që ka filluar dikur. Edhe nëpër mbrëmje adhuruesit e këtij zhanri janë aktiv, në përgjithësi ne jemi të kënaqur.


Pasi që bendi quhet Objective cili është objektivi juaj për të ardhmen?

Objektivi jonë është që të arrijmë në majat më te larta të skenës shqiptare, pse jo edhe me gjërë. Pretendojmë që së shpejti të realizojmë albumin tonë të parë. Ndërsa momentalisht jemi duke realizuar videoklipin e këngës Krenaria jone i cili eshte edhe video klipi jone i parë.

Faleminderit grupi Objective. Ju dëshirojmë suksese në të ardhmen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D