Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Tom Cruise në top formë, falë akullit
5:58 PM
Tom Cruise në top formë, falë akullit
Tom Cruise në pjesën e katërt të filmit "Mission Impossible", i cili quhet "Ghost Protocol", kishte me të vërtetë skena tejet kërkuese. Kështu që për të mbetur në formë të mirë edhe pas kësaj, aktori ka përdorur veshje speciale të akullta, e cila ftoh muskujt.
Aktori Simon Pegg, i cili luan së bashku me Tom Cruise në " Mission Impossible" më të ri, zbuloi sekretin e dukjes së mirë dhe përgatitjes fizike të kolegut të tij."Ai kishte një veshje të veçantë që pas ushtrimeve vendoset rreth muskujve dhe ka efektin e ftohjes. Tom ka rreth 50 vjet, por ka ushtruar me të vërtetë shumë dhe ishte e rëndësishme që të qëndronte i lëvizshëm edhe të nesërmen”, tha Simon Pegg për të përditshmen britanike "Daily Star".Ndërsa pas përfundimit të xhirimeve të filmit legjendar, Cruise menjëherë do të fillojë punën në "A Star Is Born”, ku aktori do të luajë së bashku me këngëtaren Beyonce Knowles, regjinë e të cilit do ta bëjë i famshmi Clint Eastwood.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D