Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Testamenti i Michael Jackson fut në sherr fizik familjen
4:36 PM
Testamenti i Michael Jackson fut në sherr fizik familjen
Testamenti i Michael Jackson ka futur në sherr fizik familjen e tij. Policia është thirrur për të ndërhyrë pas përplasjeve fizike brenda familjes së këngëtarit të ndjerë.Mediat kanë fiksuar momentet kur motra e Michael Jackson, Janet, godet me shuplakë vajzën e këngëtarit të ndjerë, mbesën e saj, Paris. "Ti kurvë e vogël dhe e llastuar,” i thotë Janet asaj.Policia u thirr kur këngëtarja Janet së bashku me dy vëllezërit e saj, Randy dhe Jermaine sulmuan shtëpinë e fëmijëve të Michael Jackson.Mësohet se vajza e Michael Jackson, Paris, është përgjigjur me të njëjtën monedhe, duke e goditur Janet dhe duke i thënë: "Kjo është shtëpia jonë. Nuk është shtëpia e familjes Jackson. Zhduku nga këtu”.Sherri ka shpërthyer për shkak të testamentit 500 milion dollarë të këngëtarit, që u shua në moshën 50 vjeçare.

Michael u ka lënë pasurinë fëmijëve dhe mamasë së tij dhe asgjë vëllezërve e motrave. Këta të fundit pretendojnë se testamenti nuk është i vlefshëm.

Avokatët e Michael Jackson thonë se fëmijët e tij nuk janë të sigurt. Ndërkohë mamaja e Michael është zhdukur dhe nuk ka kontakt me fëmijët e tij prej nëntë ditësh. Mendohet se vëllezërit e Michael po e mbajnë të izoluar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D