Kryesore » 2012 » Mars » 23 » Sulmohet Kim Kardashian
4:59 PM
Sulmohet Kim Kardashian
Kim Kardashian nuk po kalon shumë ditë të mira së fundi. Ylli televiziv ishte viktimë e një gjuajtje me pudër derisa ajo promovonte aromën e saj të re "True Reflection” në The London Hotel në West Hollywood gjatë të enjtes mbrëma.
Kim, e veshur me një xhaketë të zezë, pantallona të lëkurës dhe një bluzë të kaltër, ishte në qilimin e kuq kur një femër e paidentifikuar i ka hedhur asaj pudër të bardhë.
Flokët e Kim dhe e gjithë shpina ishin mbuluar me pluhurin e bardhë, që më vonë u kuptua se kishte qenë sodë buke.TMZ raporton se rojet e sigurimit e kishin dërguar atë në një dhomë private ku ajo kishte pastruar veten, para se të zgjedhë të rikthehet në ngjarje sërish."Mbase ishte gjëja më e çmendur, më e papritur dhe më e çuditshme që ndonjëherë më ka ndodhur mua. Siç i thash grimerit tim, doja më shumë pudër dhe këtu ka aq shumë pudër të tejdukshme tash”, ka thënë Kim për E! News
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D