Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Sukses i padiskutueshëm
8:50 PM
Sukses i padiskutueshëm
Këngëtarja Rita Ora, e cila nisi karrierën me këngën e saj "Party & Bullshit’ me Roc Nation, vazhdon të ngjitet dita-ditës. GQ është revista e radhës që ka në fokus bionden kosovare, kurse në Billboard analistët e showbizzit thonë se suksesi i saj është i padiskutueshëm. Rita nuk është më një emër i panjohur. Këngëtarja 21 vjeçare, e cila karrierën te Roc Nation e filloi me këngën "Party & Byllshit”, tashmë është hit në tërë Britaninë, por edhe në SHBA dhe Evropë. 
Seksi bombë dhe bionde, kosovarja ishte ulur e qetë për të bërë një bisedë me GQ.com, për ngritjen e saj, famën, për muzikën, familjen dhe lidhjen e saj me familjen e Roc Nation. Ajo ka pasur shumë lëvdata për shefin e saj Jay – Z, që e ka quajtur mësues të saj. "Ai është një mësues i mirë, një shef i mirë ashtu sikurse është edhe gruaja e tij. Ka pak njerëz në Roc Nation, por ata pak njerëz kalojnë shumicën e kohës duke punuar në projektet e tyre. Kjo është sikurse një familje, e cila është forcuar edhe më shumë me ardhjen e Blue Ivy – edhe pse ajo tani vetëm ha, fle, zgjohet, ha përsëri dhe prapë bie në gjumë”, ka thënë Rita për GQ. Realisht Rita nuk është e re në familjen Roc Nation. Ajo ka kënduar me këtë label, që ka pasur rritje të madhe tri vitet e fundit, por pos kësaj edukate është edhe artiste. "Jay- Z me ka mësuar të jem një artiste e qetë. Mua nuk më pritej. Kur isha 18 vjeçe, mendoja se gjërat duhet të ecnin më shpejt – mendoja se në javët që do vinë do isha në emisionin e Oprah”, thotë ajo. 

Tashmë ajo do të paraqitet në një koncert jo fort të vogël. Bëhet fjalë për koncertin e Coldplay teksa 80 për qind e biletave janë shitur.

Por, si erdhi të paraqitja e Ritës në këtë koncert. "Ata kanë dëgjuar këngët e mia dhe pastaj renditja në vend të parë e këngës ‘Hot Right Now’ bëri që të më ftojnë”, thotë ajo duke buzëqeshur. "I kam takuar disa herë edhe viteve të kaluara, kështu që këtë vit më thanë t’i shoqëroj në turne. Mendoj se ecja mbi hënë – ata këndojnë nëpër arena të mëdha dhe mua mëzi më pritet të këndoj me ta”.

Ndryshe, kritika angleze dhe ajo amerikane ka vlerësuar rregullisht Ritën për paraqitjet e saj, përderisa Jay Z e kishte zgjedhur atë për ta prezantuar sivjet në njërën prej radiove më të dëgjuara në SHBA, që ishin iHeartRadio dhe SiriusXM.

Premiera në këtë kanal kishin dhënë edhe këngëtarët e njohur si J. Cole, Bridget Kelly dhe Willow Smith. Por, debutimi i një këngëtareje nga Britania ishte risi për radion.

"Z100 përfundimisht ka rritur nivelin dhjetëfish më këtë këngëtare. Nuk kemi parë një lëvizje të këtillë; tani e shohim”, ka thënë zëdhënësja e Roc Nation, Jana Fleishman. "Mendoj se Jay e ka ditur kohën e saktë dhe sa i fuqishëm do të paraqitet me këtë këngëtare dhe ka bërë promovimin e saj në një situatë që u përshtatet rrethanave”, tha ajo.

Jay-Z është i njohur me këngëtarët më të cilët bën kontratë, i mban për një kohë të gjatë, kurse promovimet e para ua bën atyre nëpër radio.

Paraqitja e tij me Orën ishte e njëjtë si me Rihannan, e cila vinte nga një botë e panjohur në vitin 2005. Ishte personalisht ai që e prezantoi këngën debutuese të Rihanna, "Pon De Replay”, që ishe një këngë e inspiruar nga muzika e Karaibeve.

"Ne pamë një prezantim të modelit të njëjtë që kemi parë në 2005”, thotë Sharon Dastur, e cila thotë se emisioni i Jay-Z me Rita Orën u dëgjua nga dy milionë dëgjues në New York.

"Një aprovim i Jay për të marrë një këngëtarë kalon vite të tëra. Por, ku ka dëgjuar këngët e Ritës, ka vendosur dhe tani dëshiron që ajo të shijojë suksesin”.

Për këtë kanë folur edhe përfaqësuesit e njohur të kompanisë "Columbia Records”, të cilët kanë thënë se promovimi që i ka bërë Jay Z Ritës është më i miri i mundshëm për të, pasi që emision është më i ndjekuri në SHBA.

Presidenti i "Clear Channel”, në platformën e të cilit transmetohen radiot Tom Poleman, ka thënë se muzika e Orës dhe prezantimi e kanë bërë atë një person të adhuruar në SHBA dhe prezantimi i saj zyrtar vetëm do t’ia rritë edhe më shumë famën.

"Në fillim duket se artisti është i zhgënjyer, por rritja bëhet në mënyrë aq të thjeshtë duke u shndërruar shpejt në yll. Rita e mori këtë moment në radio – suksesi është në dorën e saj”, ka thënë Poleman
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D