Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Suge Knight: 2Pac është gjallë
12:10 PM
Suge Knight: 2Pac është gjallë
Ish-shefi i Death Row Records, Suge Knight, beson që Tupac Shakur mund të jetë ende gjallë.Reperi, i cili kohët e fundit u shfaq në një hologram në Festivalin Coachella, u vra në vitin 1996 në Los Angeles, por tani Knight, i cili ishte me të atë natë kur dyshohet se ka ndodhur vrasja, pohon që Shakur ka inskenuar vdekjen e tij.Knight ka thënë "Ndoshta është pyetja e duhur. 2Pac në të vërtetë nuk ka vdekur. Ai është diku tjetër. Askush nuk e ka parë 2Pac të vdekur. Personi i cili gjoja se e ka djegur kufomën e tij mori rreth tre milionë dollarë para të gatshme, personalisht prej meje. Kurrë më nuk kam dëgjuar për atë njeri. Ai shkoi në pension dhe u zhduk".

Knight më herët këtë vit u arrestua për posedim të marihuanës, ndërsa në maj të vitit 2010 dyshohet se ia drejtori armën dikujt dhe më pas u largua me makinë.

Ndërsa së fundi rep këngëtari Snoop Dogg dhe "DMC” kanë nderuar reperin më të mirë të të gjitha kohërave, Tupac Shakur, me rastin e përvjetorit të 15-të të vdekjes së tij. Snoop Dogg dhe "DMC” shfrytëzuan rrjetin social "Twitter” për të nderuar reperin e madh, i cili ishte qëlluar për vdekje në një pritë të organizuar në Las Vegas, më 13 shtator të vitit 1996.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D