Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Stresit i kërcënohet 3 vjet burgim
12:58 PM
Stresit i kërcënohet 3 vjet burgim
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ditën e djeshme dënimin me 11 vite e 6 muaj burg për pesë të pandehurit e akuzuar për marrjen peng të regjisorit Leonard Bombaj, ngjarje kjo e shënuar në muajin korrik të vitit 2010. Gjatë seancës së djeshme, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë për Arkimed Lushën, i njohur ndryshe dhe si "Stresi”. 2 vjet e 6 muaj burg dhe 600 mijë lekë gjobë, Prokuroria ka kërkuar për Erlis Bashajn, ndërsa nga 2 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë është kërkuar për Realdo Kurtin, Sevastja Kallabakun dhe të miturën A.Xh., për të cilën u kërkua pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për një periudhë 18-mujore, duke marrë parasysh faktin që e pandehura është e mitur dhe vijon shkollën. Mbi pesë të pandehurit rëndon akuza e "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ndërkaq, pritet që në seancën e radhës të jenë mbrojtësit e 5 të pandehurve ata që do të paraqesin pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria, e më pas do t’i takojë Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur në lidhje me fajësinë ose jo të të pandehurve. Ndërkohë, i kontaktuar nga "GSH”, Arkimed Lusha (Stresi) nuk ka pranuar të japi asnjë koment në lidhje me kërkesën e Prokurorisë. "Nuk kam asnjë koment për të bërë. Duhet të presim vendimin përfundimtar të Gjykatës”, – deklaroi Stresi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D