Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Stresi:Si i përjetova katër javët në burg, mbaj armë për siguri
3:59 PM
Stresi:Si i përjetova katër javët në burg, mbaj armë për siguri
Rrëfen katër javët e kaluara në burg dhe të vërtetën e pasionit për armët. Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, jep këtë intervistë të parë në gjendje të lirë dhe arsyen pse mbante armë me vetë në natën e festimit të Hallouinit. Ndërkohë që treshja gjykuese e Apelit vendosi pak ditë më parë lirimin e tij pas ndryshimit të masës "arrest me burg” të vendosur në Shkallën e Parë në "detyrim për paraqitje”, Stresi tregon se si i ka përjetuar këto ditë në qeli dhe këndvështrimin e ri për jetën. Ai pohon se është i vetmi reper me histori të vërteta rruge në Shqipëri, dhe se pavarësisht këtyre ndodhive, femrat nuk i janë larguar asnjëherë.
Më datë 1 Nëntor u arrestove nga Policia në Tiranë, ndërsa mbaje me vete një pistoletë pa leje natën e Hallouinit. Sa pasion ke për armët, duke menduar që në klipet e tua ato nuk mungojnë, qoftë edhe në klipin e fundit "Lambo”. Armën e mbaje për hobi apo vetëmbrojtje?
 Datën e 1 nëntorit e kisha marrë armën me vete thjesht për Hallouin (qesh). Por gjithsesi të them që armën e mbaj për vetëmbrojtje, jo nuk e mbaj për këtë arsye, sepse s’kam punë me njeri. Të them që e mbaj për t’u dukur, as kjo nuk është. Dua të sqaroj se njerëzit i shohin pak më ndryshe artistët, dhe në ditët e sotme çfarë nuk pret…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D