Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Stramaccioni merr drejtimin e Interit. S’kam frike, eshte nje enderr
5:09 PM
Stramaccioni merr drejtimin e Interit. S’kam frike, eshte nje enderr
Trajneri eshte prezantuar dje ne ambientet e klubit dhe do te drejtoje skuadren deri ne fund te sezonit. Nga arritjet e tij do te varet edhe e ardhmjaEshte prezantuar dje ne ore 17:00 trajneri i trete i Interit per kete sezon. Pas Gasperinit dhe Ranierit, eshte radha e Andrea Stramaccionit per te drejtuar zikaltrit. Deri dje ishte trajneri i skuadres se te rinjve dhe fitoi Champions Leaguen e pare per te rinj te dielen e kaluar ne Londer, por tani ka detyren e veshtire per te shpetuar kete sezon te Interit. Ne konferencen per shtyp Stramaccioni eshte dukur i vendosur dhe ka treguar pak emocione.
Nje enderr
Keto kane qene fjalet e para te trajnerit ne skuadren e tij te pare: "Eshte nje enderr e bukur, sepse kemi kaluar nga fitorja ne Londer, e cila dukej shume larg perpara disa muajsh, deri te kjo qe k ndodhur ne oret e fundit. Ishte nje telefonate e papritur, nje enderr qe ma ka dhuruar presidenti Moratti dhe shpresoj qe t’ia shperblej. Skuadra e pare eshte nje tjeter bote nga skuadra e te rinjve. Per mua eshte nje nder te stervis keta kampion te medhenj. 
Frika dhe te rinjte
Trajneri i ri ka kontaktuar me disa prej lojtareve te tij. Disa, si Zanetti, jane edhe me te medhenj ne moshe. "Cfare i kam thene lojtareve? Per mua eshte nje nder qe te stervis keta kampion te medhenj qe deri dje i admiroja, nderkohe qe tani jane kampionet e mi. Ishte e lehte te komunikoja me ta. Frike? Nese vendos te besh kete pune eshte nje enderr. Nuk kam frike, jam i perqendruar ne punen ne fushe. Hapesire per te rinjte? Eshte nje bisede delikate. Lojtaret tane te rinj kane talent te madh dhe perfaqesojne nje pasuri te klubit. Vleresimi per si dhe kur do t’i shikojme ne fushe do te varet nga shume gjera.”
Takimi me Morattin
Ish-trajneri i te rinjve ka folur edhe per momentin kur mori vesh lajmin: "Dje, kur dola nga takimi me presidentin Moratti, mendova se u tregova vetvetja. Nese Moratti ka vendosur te me jape nje mundesi, e ka bere per shkak se ka pare se si kam punuar keto gjashte muaj. Nuk kam frike se mos digjem me kete eksperience, sepse kam sigurine qe me jep puna ime dhe shoqeria. Une e di shume mire se duhet te bej pjesen time ne fushe dhe lojtaret do te bejne pjesen tjeter. Nese Moratti me ka folur per rikonfirmim? Presidenti me ka thene te punoj, te kthej entuziasmin, te mendoj ndeshje pas ndeshje, te bej loje te bukur me Interin dhe me pas cdo gje ka rrugen e vet. Eshte nevoja qe ngjyrat zikalter te kthehen sa me larte.”
Mourinho
"Mourinho? Ndihem vite drite larg nga ai qe eshte nje prej trajnereve me te mire ne bote. Une kam idete e mia, ai ka idete e tij. Do te mundohem te hedh ne fushe ato qe kam ne mendje dhe Mourinho per mua do te vazhdoje te mbetet nje mit.”

1 trofe ka fituar Stramaccioni ne karrieren e tij, Next Generation Series me te rinjte e Interit

Sacchi: "Stramaccioni eshte zgjedhja e duhur”
"Shpresoj te mos jete nje zgjedhje e bere nga emocionet e momentit.” Keshtu e ka komentuar Arrigo Sacchi vendimin e presidentit Massimo Moratti per t’i besuar Interin trajnerit te skuadres se te rinjve, Andrea Stramaccioni, menjehere pas shkarkimit te Claudio Ranierit. Ish-trajneri i Milanit, aktualisht koordinator i kombetareve te te rinjve, ka zbuluar edhe nje prapaskene interesante per trajnerin e ri te Interit: "Ne kemi menduar t’i besojme atij kombetaren italiane U-17, pasi eshte nje i ri interesant qe po bene nje pune fantastike ne nje vend ku te rinjve nuk i jepen shume mundesi per te treguar ate qe dine te bejne.” Megjithate Sacchi nuk beson se fajin e deshtimit te Interit e ka te gjithin Ranieri: "Nje trajner nuk eshte magjistar. Ka nevoje per nje ambient te qete, ka nevoje per nje projekt te gjate dhe te kete ne dispozicion lojtaret e duhur. Trajneri eshte si dirigjenti. Nese dirigjentit i japin muzikante jo te mire, nuk eshte faji i tij.”

E ardhmja eshte tek te rinjte
Ka nisur epoka e Andrea Stramaccionit ne pankinen e Interit. Trajnerin 36 vjecar nga Roma qe deri tani ka drejtuar vetem skuadrat e te rinjve, eshte prezantuar dje ne oren 17:00 ne "Appiano Gentile”. Pavaresisht te gjitha rezultateve qe do te arrije, nje rekord do ta marre sapo te prezantohet: ate te trajnerit me te mire ne te gjithe Serine A. Sa per te krijuar nje ide, kapiteni i skuadres, Javier Zanetti, eshte tre vjec me i madh se trajneri. I rritur si trajner ne skuadrat e moshave te Romes, ku ka punuar nga viti 2005 deri ne vitin 2011 perpara se te transferohej ne Milano te zikaltrit, Stramaccioni mund te konsiderohet si nxenesi i Arrigo Sacchit, i cili i kishte propozuar pankinen e Italise U17, por Stramaccioni zgjodhi Interin. Te dielen nen drejtimin e skuadres se te rinjve te Interit ai eshte shpallur kampion i Europes per moshat U19, duke mundur Ajaxin ne finalen e luajtur ne Londer. Nje sukses i jashtezakonshem, i pari ne historine e klubit zikalter, por gjithashtu eshte edhe trofeu i pare i organizuar ne Europe per keto mosha. Vet presidenti Massimo Moratti ka qene ne Londer per te ndjekur finalen. Duket se edhe fati i Ranierit, 60 vjec, eshte qe te zevendesohet nga te rinjte. Sezonin e kaluar te Roma u shkarkua pas humbjes 4:3 ndaj Genoas dhe vendin e tij e mori Vincenzo Montella, i cili ne ate moment ishte trajneri me i ri i sezonit.

"I rritur si trajner ne skuadrat e moshave te Romes, ku ka punuar nga viti 2005 deri ne vitin 2011 perpara se te transferohej ne Milano te zikaltrit, Stramaccioni mund te konsiderohet si nxenesi i Arrigo Sacchit”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D