Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Soni Malaj & Aurela Gaçe shtatzëna
4:29 AM
Soni Malaj & Aurela Gaçe shtatzëna
Dy kengetaret e njohura Shqiptare si Tropojan´ja Soni Malaj dhe Vlonjatja Aurela Gace jane shtatzena. Soni Malaj ka ngelur shtatzene me të dashurit e saj, balerinin italian Mirko Luçarelli. Çifti që prej disa muajsh jeton në Spanjë, ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien me një fëmijë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një thashethem. Vetë artistja Malaj, e ka pohuar këtë lajm ndërsa ishte prezente në Tiranë, pak javë më parë. Sigurisht që bëhet fjalë për muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende ajo nuk është e dukshme.Soni dhe Mirko u njohën gjatë edicionit të parë të "Dancing with the stars- Albania”. Një simpati që mori përmasat e një historie të vërtetë dashurie, e që çoi në një fejesë alla shqiptare mes italianit dhe këngëtares simpatike. Përsa i përket karrierës muzikore, këngëtarja Malaj e ka lënë për momentin pas dore, për t’iu përkushtuar jo vetëm sipërmarrjes në Spanjë, por tashmë edhe bebes që do të vijë në jetë, ndoshta edhe brenda këtij viti!Dhe Aurela Gaçe do të bëhet nënë për herë të parë! Konfirmohet më në fund lajmi që përflitej lart e poshtë e që për gazetarët rozë ka qenë kryetema e ditës. Nuk mjaftoi vetëm fakti që këngëtarja labe, e cila nuk e çoi dot Shqipërinë në finalen e Eurosong kishte shtuar disa kg më shumë – siç e pamë në skenën e Dyseldorfit – por mësohet që gëzimin e saj për këtë ngjarje ajo e ka ndarë së pari me mediat greke, gjatë turneut që ka bërë me këngën "Feel the passion”. Lajmin e lumtur këngëtarja 36-vjeçare, e cila prej pak kohësh ka krijuar një lidhje dashurore me Skerdin, menaxherin e saj dhe njëherazi babai i foshnjës së saj, e ka konfirmuar vetë përmes FB: "E doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën tim dhe gjeta edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu më i lumtur, nuk më ndalon dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”, – ka thënë Aurela, e cila ka ndarë në konfidencë me fansat e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D