Kryesore » 2012 » Prill » 21 » Shqiptarja e famshme në Holandë dhe në Gjermani
11:27 AM
Shqiptarja e famshme në Holandë dhe në Gjermani
Quhet Shemsi Kamaj Mushkolaj dhe megjithëse është nënë e dy fëmijëve, ajo është një shqiptare shumë e njohur në Holandë dhe në Gjermani. Ka lindur në Holandë, ndërsa është një docente shumë e zonja, por edhe këngëtare, e cila një ditë ëndërron t’i përfaqësojë me një këngë shqiptare të gjithë shqiptarët në Eurosong. Pas suksesit të saj në ‘The Voice of Holland’, ajo në kanalin e RTL-së në Gjermani është parë përkrah motrës së saj në një tjetër shou. Por, a do të kthehet ndonjë ditë në Kosovë e famshmja Shemsi, dhe me kë do të ketë duet në gjuhën shqipe? Në intervistën dhënë për gazetën tonë rrëfehet ylli shqiptar, i cili po bën shou në Holandë dhe në Gjermani.

"Kosova Sot”: Përshëndetje, spektakli në të cilin po merr pjesë, si quhet dhe cili është qëllimi?

Shemsi Kamaj Mushkolaj: Është një program i ri, quhet "The winner is”, në të cilin bëhet një shou-lojë, dhe këngëtarët pjesëmarrës janë përzgjedhur si më të mirët në Gjermani nga produksioni "Thousands of Singers”.



Mbështetja nga bashkëshorti



"Kosova Sot”: Ti këtu prezanton dhe motrën tënde, i ndihmon që edhe ajo të bëhet e famshme?

Shemsi Kamaj Mushkolaj: Motra ime Violeta ka qenë për herë të parë në tv, dhe kjo ide ka qenë imja dhe e mikut tim, John de Mol, i cili është producenti i "The Voice of Holland” edhe në RTL. Dhe, kjo ishte një ide spontane me anë të së cilës në këtë shou mund t’i ftosh 1 milion euro.





"Kosova Sot”: Sa javë do të zgjasë ky konkurrim?

Shemsi Kamaj Mushkolaj: Në fakt kjo është si një lloj loje, "Deal or no deal”, pra "Dakord, apo nuk je dakord”, ku këndojnë dy duete dhe mund ta gjykojnë njëri-tjetrin, vetën dhe kundërshtarin dhe ti vendos nëse je dakord, dhe fiton automatikisht pesë mijë euro, ose nuk je dakord dhe shkon në raundin e dytë për t’i fituar 10 mijë euro. Ndërsa, në rastin tim unë thashë "Dakord”, dhe u ndalëm këtu duke fituar vetëm pesë mijë euro.



"Kosova Sot”: Edhe këtu besoj se keni treguar se ju dhe motra juaj jeni nga Kosova?

Shemsi Kamaj Mushkolaj: Po, e dinë që vijmë nga Kosova.



"Kosova Sot”: Çfarë thotë bashkëshorti, fëmijët, apo nxënësit e tu, të japin mendime dhe komplimente kur të shohin në tv?

Shemsi Kamaj Mushkolaj: Burri im është shumë krenar për këtë dhe më mbështet, ndërsa fëmijët e mi janë mësuar të shohin mamin në tv, qoftë në Holandë, edhe në Gjermani dhe kështu më shohin me gëzim gjithashtu. Edhe nxënësit e mi janë shumë të lumtur kur shohin një docente, mësuese të tyre në tv, dhe në programe moderne, madje ata gëzohen shumë, pasi në shkollë organizoj edhe projekte për muzikën dhe ata i shoh shumë të motivuar për të mësuar më shumë.



Duet, me mbesën Argjentinë



"Kosova Sot”: Shemsi, vërtet që do të kthehet në Kosovë e të merret me këngën shqipe?



Shemsi Kamaj Mushkolaj: Në Kosovë dua në të ardhmen të bëj disa këngë në gjuhën shqipe, pasi dua që të eksperimentoj edhe në gjuhën shqipe, pasi duke ditur se kam shumë njerëz që më preferojnë si këngëtare, pse të mos këndoj edhe në gjuhën shqipe, edhe pse jo një ditë të jem me një këngë të tillë në Evrovizion, qoftë në Shqipëri, edhe në Kosovë, ku gara është për këtë festival evropian, pasi në Gjermani unë kam provuar një herë të marr pjesë në vitin 2000, ku kënga do të shkonte në Eurosong.



"Kosova Sot”: A keni kohë ta ndiqni muzikën shqiptare, ndonjë duet do të doje që ta bëje dhe me kë?



Shemsi Kamaj Mushkolaj: E dëgjoj, unë e kam mbesë Argjentina Ramosajn dhe me të së shpejti do të bëjmë një duet.

Intervistoi: Maksim Gjokaj  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D