Kryesore » 2011 » Maj » 16 » Shqiptarja Angela Martini e dashura e Kanye West
5:49 PM
Shqiptarja Angela Martini e dashura e Kanye West
Ylli i famshëm i hip-hopit Kanye West është në lidhje me bukuroshen shqiptare Angela Martini.

West ishte ndarë nga modelja Amber Rose vitin e kaluar. Edhe pse mediat botërore kanë raportuar se ai është parë duke flirtuar me shumë bukuroshe me famë botërore duket se ai më në fund është rehatuar.

Ai ka gjetur dashurinë dhe qetësinë shpirtërore tek bukuroshja shqiptare, 24 vjeçarja Angela Martini, e cila ishte kurorëzuar Miss Universe Albania vitin e kaluar.

"Ata janë duke dalë bashkë” i tha një burim gazetës New York Daily News. "Nuk e di nëse kjo mund të konsiderohet ekskluzive”, tha burimi. Mediat amerikane shkruajnë se Angela ka rënë "kokë e këmbë” në dashuri me këngëtarin e famshëm.

Ajo ka dëshirë ta bëjë publike këtë lidhje dhe dëshiron të dal sa më shumë publikisht, ndërsa shpreson se Kanye do ta konfirmojë lidhjen së shpejti.

"Ajo vërtetë është e dashuruar në Kaynen” tha një burim tjetër. "Ajo shpreson se këngëtari do ta konfirmojë lidhjen së shpejti”. Duket se Kanye ka njoftuar bukuroshen shqiptare me disa miq të tij.

Ylli momentalisht është duke punuar në albumin e ri në të cilin bashkëpunon me reperin e famshëm Jay-Z, ndërsa të premten Angela është parë e shoqëruar me reperin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D