Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Shqiptari në festivalin e Cannes
0:17 AM
Shqiptari në festivalin e Cannes
Regjisori shqiptar Bledar Bujupi është po rerr pjesë në festivalin e Canees me filmin e tij "Out of The Woods".Ne këtë projekt rolin kryesor e luan aktori njohur Anglez Christopher Dane, i cili ka fituar çmimin, "Best Actor", në London Independent Film Festival me filmin e metrazhit të gjatë 'Being Sold' 2011, të regjisorit: Phil Haëkins.
 Në këtë film inkuadrohet dhe aktori tjeter i njohur, Mark Sheals, i cili luan në filmin e ri te regjisorit të famshëm Guy Ritchie "Sherlock Holmes: A Game of Shadoës".Muzika origjinale e filmit është krijuar nga kompozitori i njohur Anglez
Richard Bodgers, i cili njihet për punën e tij në shumë filma dhe reklama televizive në Mbreterinë e Bashkuar. Ndërsa, post-produksioni është udhëhequr nga vet regjisori. Efektet speciale dhe Audio Mix/Zëri, janë kryer nga Space Digital VFX dhe Sumner Post Production House.

Ngjarja e filmit zhvillohet në ditët e sotme në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe përshkruan ngjarjen se çfarë ndodh pas një grabitje të armatosur në mes të grupit kriminal duke u shtjelluar dhe kuptimi i përgjegjësisë morale.

Inspirimi për shkruarjen e skenarit ka ardhur duke parë foto të Luftes së dytë botërore kur Ushtari aleat i ofron fëmijëve çokollata me lajthi. Kjo pamje do të nxis pyetjen: po sikur fëmija te jetë alergjik në lajthi?. Veprimi bamirës i ushtarit mund të ketë një përfundim fatal për fëmiun.

Bledar Bujupi, filloi të punoj si montazher dhe regjisor në industrinë e filmit në Mbreterinë e Bashkuar, 6 vjet më parë. I diplomuar për Regji Filmi dhe Montazhe në Universitetin John Moors Liverpool University, tanimë është i njohur në qytetin 4 milionësh të Manchesterit dhe ka udhëheq/montuar projekte filmike për klientë si Gillete, Castrol Oil, BBC, BMË Motorsports, SONY PlayStation 3, Ernest & Young, Regatta, MTV NY, The Guardian, dhe shumë të tjerë.

'Out of the Ëoods", është filmi i dytë i metrazhit të shkurtër i këtijë regjisori. Bledar Bujupi, me projektin paraprak, "The Last Unicorn", ka marrë pjesë në shumë festivale Ndërkombëtare, po ashtu edhe në Festivalin e filmit "Dokufest 2011", në kategorinë e filmit të shkurtër.

Ne proces është përfundimi i një skenari me metrazh të gjatë me temë nga Kosova, i cili do të xhirohet në Kosovë dhe Shqiperi, ndërsa post produksioni do të punohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ambicet për këtë regjisor janë të mëdha, shpreson që një ditë të bashkëpunojë me film-bëresit dhe eliten e aktoreve tonë të talentuar Shqiptarë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D