Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Shqipëria ne filmin e Stalone, Shvarceneger, Chuck Norris e Van Damme (+VIDEO)
8:57 PM
Shqipëria ne filmin e Stalone, Shvarceneger, Chuck Norris e Van Damme (+VIDEO)
Bashkimi për herë të dytë në një produksion i gjigandëve të filmave të zhanrit aksion, si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Jean Claude Van Damme, Dolph Lungdren dhe Chuck Norris, ka rezultuar mëse i suksesshëm. Dhe për më tepër, një pjesë e rëndësishme e skenarit, megjithëse nuk është xhiruar këtu, zhvillohet në Shqipëri. Filmi "The Expendables", apo "Mercenarët 2", i realizuar me regji të Simon West, ka arritur të marrë një shumë prej 29 milionë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u ngjitur kështu në majë të klasifikimit si filmi më fitimprurës i momentit.F.ilmi flet për një grup miqsh që kërkojnë të hakmerren ndaj një mercenari rival, të luajtur nga Jean Claude Van Damme, për vrasjen e njërit prej tyre dhe rrezikun që i kanoset botës prej tij për shkak të një arme vdekjeprurëse të cilen ai kërcënon ta përdorë.Një pjesë e mirë e historisë zhvillohet çuditërisht në Shqipëri, ku banda e mercenarëve vjen në kërkim të një thesari i cili kishte mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri.

Ky thesar rezulton të jetë një lloj harte, e cila tregonte vendndodhjen e një miniere platoniumi. Vendi ynë bëhet edhe pika e takimit mes mercenarëve dhe rivalit të tyre Jean Villain, i luajtur nga Van Damme.

Prodhimi i filmit flitet të ketë arritur shifrën 100 milionë dollarë dhe ka qenë një shans i mirë për aktorët që po i afrohen moshës së pensionit për të patur një tjetër hit në karrierën e tyre të suksesshme.

Produksioni është vazhdim i origjnalit "Mercenarët", një sukses i vitit 2010 që arriti fitime prej 35 milionë dollarësh vetëm javën e parë në Amerikë dhe më pas deri në 274 milionë në gjthë botën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D