Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » Shaqiri "i huazon" imazhin Coca-Colës
4:13 PM
Shaqiri "i huazon" imazhin Coca-Colës
Ditë më parë, Coca-Cola për Zvicër një konferencë shtypi ka shpallur super yllin e futbollit, Xherdan Shaqirin "ambasador" të kësaj firme të madhe. Me këtë, atij i njihet edhe statusi i idhullit për shumë të rinj në Zvicër.Para tij, bartës të imazhit të Coca-Cola-s kishiun qenë edhe futbollistët si Murat Yakin, Johan Djourou dhe binjakët Degen, transmeton albinfo."Xherdan Shaqiri ka qenë kandidati ynë i preferuar" ka thënë Mathias Schneider, udhëheqës për komunikim, i Coca-Cola Schweiz. "Me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe simpatike dhe si një talent unik sporti me një vetëdije për përgjegjësinë scoiale, ai është një idhull për të gjithë të rinjtë".Edhe vetë Shaqiri e shikon me entuziazëm angazhimin e tij të ri: "Gëzohem që po bëhem pjesë e familjes Coca-Cola, sepse më vjen mirë që ajo angazhohet për të rinjtë në futbollin e Zvicrës."Coca-Cola ka vazhduar kontratën e saj me Federatën Zvicerane të Futbollit (SFV) për katër vitet e ardhshme dhe do të jetë edhe më tutje sponsoruese e emrit të Lige¨s së Juniorëve, në të cilën kishte luajtur dikur edhe Shaqiri si futbollist i ri.Ashtu sikurse te punëdhënësi i tij i ri (te Bajerni i Munihut), Shaqiri është pritur me numrin 11 edhe nga Coca-Cola. Në prezantimin zyrtar atij i është dhuruar fanela simbolike e Colin Forrest, menaxherit kryesor të Coca-Cola Schweiz. Të dy palët janë marrë vesh që të bashkëpunojnë gjatë dy viteve të ardhshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D