Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Shakira nënshkruan kontratë 60-milionë dollarësh me Sony
3:27 PM
Shakira nënshkruan kontratë 60-milionë dollarësh me Sony
Këto ditë pritet që ylli kolumbian, Shakira, të nënshkruajë një kontratë me kompaninë "Sony" në vlerë prej 60 milionë dollarësh për tri albumet e saj të ardhshme.Shakira tashmë është një nga yjet më të mëdha të muzikës me fitime fantastike, ndërsa kontrata me "Sony" vetëm sa do të rrisë më tej llogarinë e saj bankare.Shakira në vitin 2008 kishte ndërprerë bashkëpunimin me "Sony" për të nënshkruar kontratën 10-vjeçare me "Live Nation", e cila është vlerësuar më pas në vlerë prej 70 deri 100 milionë dollarë. Por, tani të dy kompanitë do të bashkëpunojnë së bashku me këngëtaren, ndërsa vlerën prej 50 për qind të fitimit total, do ta ndajnë në mënyrë të barabartë.

Së fundi bukuroshja ka lansuar këngën e saj të re, "Addicted To You”, ku duket shumë seksi. Ajo shfaqet në një vaskë në banjë dhe provokon shumë me lëvizjet e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D