Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Selma Bajrami gati krejt ‘cullak’
5:17 PM
Selma Bajrami gati krejt ‘cullak’
Këtë herë Selma e ka tejkaluar edhe vetveten. Lakuriqe, në një kostum rrjetë të tejdukshëm, ka pozuar për fotografin boshnjak Safet Haxhimushiç në një kulm ndërtese në Sarajevë, më saktësisht në helidromin "Bosmal", në të cilin jeton.Këngëtarja boshnjake, por me prejardhje shqiptare, Selma Bajrami, edhe njëherë ka shkuar një hap para kolegeve të saj dhe ka treguar se pse është aq e popullarizuar.

Në të vërtetë, ajo vazhdimisht e shokon opinionin me diçka të re, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për romancë të re, ndonjë intervenim estetik, spot provokues, apo foto edhe më provokuese.

Këtë herë Selma e ka tejkaluar edhe vetveten. Lakuriqe, në një kostum rrjetë të tejdukshëm, ka pozuar për fotografin boshnjak Safet Haxhimushiç në një kulm ndërtese në Sarajevë, më saktësisht në helidromin "Bosmal", në të cilin jeton. Dhe në këto foto, nuk dihet nëse ajo ka dashur të imitojë Betwomanin, Spiderwomanin apo Catwomanin.

Përndryshe, Selma Bajrami ka lindur në vitin 1980 dhe është një këngëtare tejet e popullarizuar e muzikës folklorike boshnjake. Babai i saj është Fadil Bajrami, me prejardhje nga Gjakova, i cili është vendosur në Bosnjë që nga viti 1965, derisa e ëma e saj është boshnjakja Enesa nga Tuzlla.

Ajo deri tash ka realizuar gjashtë albume dhe ka me dhjetëra hite.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D