Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Seldi Qalliu :“Nuk marr nuse qe thote jo”
9:56 AM
Seldi Qalliu :“Nuk marr nuse qe thote jo”
Atraktiv dhe plot humor. Ky është karakteri i personazhit tonë, i cili ka qenë i ftuar në programin e natës ‘Top Vip” në Top Kosova Radio. Seldi Qalliu.Përgjigje diplomatike, por edhe interesante jep këngëtari në këtë intervistë të quajtur ‘Mix-Max”, ku secila pyetje ka nisur me kryepyetjen se "Seldi do t’i thoshe gjithmonë vetes këndo dhe nëse”….Por, a do ta linte ndonjëherë muzikën këngëtari dhe për cilën arsye? Ndiqeni dhe lexojeni me vëmendje rrëfimin e tij.
 Sinani nuk bashkëpunon më me ty?

Seldi: Absolutisht po!

 Edhe nëse nusja do të thotë jo?

Seldi: Po nuk e marr unë një nuse që do të thotë jo. Do të kem një nuse që do të më kuptojë kur të vendos të martohem.

 Edhe nëse prindërit do të thonë boll këndove?

Seldi: Do t’ua këndoja një këngë të bukur kështu privatisht, që do t’i bëja për vete.

 Edhe nëse mediet nuk shkruajnë dhe nuk flasin më për karrierën tënde?

Seldi: Do të kisha bërë një këngë që të gjitha mediet nuk do të rrinin dot pa shkruar e folur.

 Edhe nëse fëmijët e tu do të thoshin: "O ba nuk po të shkon”?

Seldi: Do t’i thosha rri të keqen babi, se je i vogël për këto punë. Kur të rritesh do t’i thosha….

Edhe nëse do të këndonte një këngëtar që do të ishte "sozi” si ti dhe shpeshherë do të ngatërronin me atë?

Seldi: Mund të jetë një "sozi”, që më përngjan, por jo një "sozi” me atë që unë i ofroj publikut, sepse shpirti ndryshon, e publiku e do shpirtin e jo pamjen. Pasi unë do të di gjithmonë se çfarë do t’i jap publikut.

Edhe nëse asnjë nga femrat këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë me ty?

Seldi: Nëse nuk do të bashkëpunonin me mua, do të bashkëpunoja unë me to. (qesh shumë).

"Edhe nëse mjekët do të thoshin se nuk bën më?

Seldi: Po ia rregulloj shëndetin vetës sime, dhe do t’i thosha se ku është problemi, a mos ke ndonjë gjë me mua personale?

Edhe nëse nuk ke asnjë fitim nga kjo punë?

Seldi: Unë nuk e kam nisur kurrë si fitim këtë punë, unë këndoj se e ndjej.

 Edhe nëse beson se bota përmbyset në 2012?

Seldi: Do të vazhdoja, dhe do të isha me familjen duke kënduar vetëm një këngë "Kuq e zi”. Të vdesësh patriot i bie, –ndërhyn moderatori, -Kështu është pohon Seldi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D