Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Samanta përjashtohet nga “Top Festi”
5:56 PM
Samanta përjashtohet nga “Top Festi”
Këngëtarja simpatike, Samanta Karavella e cila ishte favorite të merrte një çmim të rëndësishëm në edicion e tetë të "Top Fest”-it, është përjashtuar nga kjo garë.

Sipas burimeve të "Bluetooth”, Samanta nuk ka kryer obligimet financiare që ka pasur borxh ndaj këngëtarit Big Basta i cili është autor i këngës së dhe kjo gjë duket se e ka revoltuar shumë Bigun.

Ai është autori i të gjitha pjesëve përbërëse të këngës, duke filluar nga muzika për të përfunduar tek teksti. Pikërisht me të drejtën që i jep kjo autorësi, Bigu ka dorëzuar pranë drejtuesve të festivalit një shkresë ligjore, përmes së cilës Samantës i ndalohet interpretimi i këngës pa kryer pagesën për të.

Këngëtarja e suksesshme është nën menaxhimin e studios së reperit Big Basta që nga viti që lëmë pas, dhe ky ngërç në marrëdhëniet e tyre na lë të kuptojmë se gjithçka do të ndërpritet këtu, raporton "Bluetooth”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D