Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Samanta Karavella ndahet nga i dashuri
7:54 PM
Samanta Karavella ndahet nga i dashuri
Ai thjesht ishte i dashuri i saj dhe se nuk ishte ngatërruar ndonjëherë me punët e Samantës me muzikën. Tashmë dihet që janë ndarë, por për arsyet e ndarjes nuk kanë folur ende. Po cili është djali me të cilën Samanta pati gati 1 vit e gjysmë lidhje? I dashuri i saj u tha se merrej me biznes dhe quhet Kreshnik Kasneci.Siç raporton gazeta Panorama, Ai është dy vite më i madh se Samanta, dhe së bashku u panë bashkë për herë të parë në një qendër tregtare në Tiranë. Më vonë ata e konsoliduan lidhjen e tyre me udhëtime edhe jashtë Shqipërisë. Komentet në fillim ishin se i dashuri e shoqëronte këngëtaren thuajse në të gjitha angazhimet e saj profesionale, por më vonë këto komente u zëvendësuan me komente të tjera se ata frekuentoheshin më shumë në argëtimet e tyre në jetën e natës.Menjëherë pas lidhjes me Nikun, Samanta u tjetërsua nga një vajzë e vogël dhe e brishtë, në një vajzë të rritur e seksi, e cila gjithnjë e më tepër eksperimenton me ngjyrën e flokëve, veshjet provokuese, e make-up-in heraherës të rëndë. Tashmë Samanta është në kërkim të sponsorëve për realizimin e klipit të saj më të ri.Klipi i saj më i fundit titullohej "Larg”, që i kushtohej një dashurie të dëshpëruar, pasi i dashuri vendos ta lërë Shqipërinë përgjithnjë. Për sa i përket lidhjes me Nikun, ajo edhe pse ishte çift gjithandej prezantohej si "single”, për faktin se miq të tyre të afërt kanë treguar se këngëtarja nuk merrte shumë siguri nga djali.

Më shumë se një vit më parë u përfol se ishte hyrja në jetën e saj e një djali, që ajo të harronte look-un prej fëmije të padjallëzuar, për t’u shfaqur në skenë si "Femër fatale”, në "Top Fest 7”, por gjithmonë duke iu përmbajtur moshës që ka me veshjen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D