Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Samanta: Ato që janë shkruar nuk janë të vërteta
7:40 PM
Samanta: Ato që janë shkruar nuk janë të vërteta
Samanta Karavella, e cila është përjashtuar nga "Top Fest 8” për arsye se kinse nuk ka larë borxhin që kishte pasur ndaj kompozitorit të këngës konkurruese Big Basta, ka mohuar këto spekulime.
Në një intervistë për mediat shqiptare Samanta ka treguar se për të ka qenë qesharake kur ka lexuar një lajm të tillë pasi, sipas saj, nuk ka asgjë të vërtet në ato që janë shkruar.
"Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Është shumë qesharake dhe mu duk shumë absurde si shkrim, thjesht është iniciuar prej faktit që miqësia ime me Big Bastën nuk vazhdon, por që nuk është aspak e vërtetë që unë nuk jam në finale prej atyre fjalëve që janë thënë, që ishin shumë të ulëta në fakt. Qesharake, në kuptimin e plotë të fjalës. Në momentin që unë e kam marrë vesh, kam qeshur”, ka pohuar Samanta.

Samana ka sqaruar se nuk ka qenë pagesa arsyeja e prishjes së marrëdhënies me saj dhe Big Bastas, por, thjesht shkaqet profesionale.

"Është pjesa profesionale që ka ndikuar në prishjen e miqësisë tonë, ka të bëjë me këngët, por nuk ka aspak lidhje me pagesat, pasi kjo është gjë shumë e zgjidhshme”, ka thënë këngëtarja Samanta Karavella
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D