Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » S`jam e dashuruar
3:45 PM
S`jam e dashuruar
"Jam lodhur definitivisht duke bërë demante çdo vit rreth kësaj teme, sepse çdo vit del një medium dhe me shpallë të dashuruar në dikë”, kështu ka deklaruar hit këngëtarja Leonora Jakupi, në një intervistë dhënë TV "Dukagjini”-it.Me këtë përgjigje Leonora ka rehatuar zemrat e mijëra adhuruesve të vet kudo në Botë. Leonora Jakupi më tej ka rrëfyer se bisedat e muajve të fundit kinse një djalë ka rrëmbyer zemrën e saj janë vetëm biseda të kuluareve të Prishtinës.Gjatë intervistës këngëtarja Jakupi, ka treguar se në këtë kohë është duke i shfrytëzuar pushimet verore në vilën e saj në Durrës, mirëpo mbetet në lëvizje për shkak të aranzhmaneve të shumta muzikore të kontraktuara kudo në Kosovë, Ulqin dhe Shqipëri.Sa i përket regjistrimit të ndonjë melodie të re, këngëtarja ka paralajmëruar se këngët e reja do të vijnë në fund të sezonit, meqë tashmë është e zënë me organizime, koncerte e mbrëmje rinore si dhe një pjesë të kohës e ka pasur të zënë me fushatën e ‘Princ Caffe’ ku është e kontraktuar gjatë tërë vitit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D