Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Rovena Stefa në përgatitje të videos më të kushtueshme në 3D
5:38 PM
Rovena Stefa në përgatitje të videos më të kushtueshme në 3D
Kohët e fundit, ajo është shumë e zënë me projektet e radhës, si dhe për rregullimin e axhendës së nxehtë të koncerteve për këtë verë në shumë vende ku jetojnë shqiptarët. Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila për momentin po jeton në Kosovë, Rovena Stefa, është duke përgatitur këngë të reja, një video në 3D, që do të jetë ndoshta videoja më e kushtueshme dhe më e mirë e Rovenës deri tani, madje dhe në gjithë tregun. Pamjet për këtë videoklip do të xhirohen në pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në disa pika turistike shumë të njohura, ndërsa në post-produksion do të punohet me teknikat më të fundit në 3D. Mes shumë këngëve dhe klipeve të reja Rovena është duke përgatitur edhe një album të ri me këngë të kënduara ”live”, që do të përmbajë këngë popullore me motive nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe këngë të reja e të vjetra, të cilat i ka kënduar këngëtarja më herët. Në anën tjetër, këngëtarja së bashku me menaxheren e saj, motrën Elisa, është duke punuar për një sezon shumë të ngjeshur veror, ku Rovena këtë verë përveç angazhimeve të shumta që ka në mbrëmje e dasma shqiptare, do të jetë përsëri prezente në bregdetin shqiptar për të kënduar pothuajse çdo natë për fansat e saj. Për të përmbyllur këto plane, Rovena Stefa ka realizuar një fotosesion shumë sensual dhe provokativ tek fotografi i ri Veton Osmani, ndërsa fotot janë të stilit elegant-sensual, madje shkojnë deri në provokuese. Projekti më serioz në karrierën e saj do të jetë organizimi dhe drejtimi i një show-programi të ri në Kosovë që do të jetë në ETV, një televizion me mjaft të ardhme”, thekson në prononcimin e saj Elisa, menaxherja e këngëtares Rovena Stefa
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D