Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Rosela Gjylbegu sjell duetin e radhës me Sinan Vllasaliun
7:33 PM
Rosela Gjylbegu sjell duetin e radhës me Sinan Vllasaliun
Kanë udhëtuar drejt Shkupit për të realizuar një bashkëpunim të ri, këngëtarët e njohur Rosela Gjylbegu dhe këngëtari kosovar Sinan Vllasaliu. Dy emrat e njohur të muzikës këtë radhë do të sjellin një duet, i cili me siguri do të jetë hit në skenën muzikore. Rosela me këtë rast ka publikuar dhe fotot e para të xhirimit të klipit, i cili po realizohet nga një studio xhirimi në Shkup. ‘’Shumë shpejt nga Supersonic Tv do transmetohet kënga më e re në bashëkpunim me një këngëtar shumë të njohur si Sinan Vllasaliu, shpresoj që ta pëlqeni’’, thuhet në komentin, që ka lëshuar Rosela në profilin e saj. Ky duet është i pari mes Roselës dhe këngëtarit të muzikës së lehtë Sinan Vllasaliu, por nuk është i pari për bashkëpunimin mes këngëtarëve nga Kosova e Shqipëria, pasi më herët Sinani ka bashkëpunuar edhe me Eli Farën, kurse Rosela me Eliza Hoxhën. Të dyja këto këngë kanë rezultuar shumë të suksesshme, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse këta të dy kanë vendosur të bashkëpunojnë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D