Kryesore » 2012 » Prill » 10 » Rona promovon "Suus" në vendet pjesëmarrëse në "Eurosong"
9:29 PM
Rona promovon "Suus" në vendet pjesëmarrëse në "Eurosong"
"Shpresoj që anëtarët e jurisë, të cilët supozohet se janë ‘ekspertë’ do t’ia japin vendin e parë, sepse ajo me të vërtetë e meriton. Njerëzit e vendit tim mbase do të votojnë për këngët e Turqisë, Greqisë, Qipros. Por unë do të votoj për të, një milion herë dhe shumë shpresoj që do ta shoh në finale. 12 pikë nga Izraeli”, është një nga komentet që i janë adresuar videoklipit të këngës "Suus” në adresën zyrtare të ‘eurovision.tv’ në ‘youtube”. Por komentet admiruese për këngën nuk janë "barometër” i vetëm që dëshmojnë se kjo këngë ka zgjuar kërshëri. Videoklipi i këngës me të cilën Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të këngës evropiane, për më pak se tri javë, prej kohës së lansimit, ka marrë mbi dyqind mijë klikime. Përmes një komunikate për medie, ekipi promovues i këngës "Suus” ka paralajmëruar "fushatë” për promovimin e këngës në disa prej vendeve pjesëmarrëse në "Eurosong”.

Për këngëtaren Rona Nishliu rezultatet e deritanishme të "Suus” janë të mira.

"Janë të kënaqshme dhe janë motiv për punë të mëtutjeshme”, ka thënë Nishliu.

Por Nishliu nuk ka dashur që përmes këtij suksesi të parashikojë "fatin” e mëtejmë të këngës.

"E përsëris që vendimtare për gjithçka do të jetë performanca e 22 majit. Për këtë jemi duke u munduar që gjatë gjithë kohës të kërkojmë mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë ajo.

Sipas Nishliut, në kuadër të përpjekjeve për një promovim sa më të gjerë të këngës, ekipi i ‘Suus’ do të udhëtojë nëpër disa vende pjesëmarrëse në "Eurosong”. Ky "lobim” tashmë ka nisur me prezantimin e Nishliut në disa emisione televizive për kanalet e Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe do të zgjasë deri në ditët e para të majit.

"Për vendet e promovimit, ekipi do të kujdeset që të dërgojë kumtesa, por mund të them se mënyra e promovimit të këngës do të jetë përmes emisioneve në radio apo televizione ose edhe në ndonjë koncert”, ka thënë Nishliu.

Me këngën ‘Suus’, e cila është kompozuar nga Florent Boshnjaku, Rona Nishliu ka fituar në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Triumfi në këtë festival tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës ‘Suus’ rrugëtimin drejt Bakus, në Azerbajxhan. Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, ndërkaq, sipas shortit, ajo këndon e pesta me radhë. Videoklipi i këngës është realizuar nën regji të Bekim Lumit dhe realizim të produksionit "Koperativa”. Rona Nishliu, në shkurt të këtij viti, kishte incizuar këngën "Suus” në Los Angeles, aty ku dikur kishin incizuar "The Beatles”, Frank Sinatra, Ray Charles. Lady Gaga në ditët e sotme është njëra prej yjeve që regjistron po në atë vend. Tekstin e këngës "Suus” e ka shkruar vetë Rona. Ndërkaq kostumografinë për videoklipin e ka bërë Flutura Dedinja, skenografinë Alban Muja, për ndriçimin është kujdesur Samir Karahoda, postproduksion Arian Rexhepi. Ndërsa me role janë paraqitur Gent Pacolli dhe Flon Mikullovci.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D