Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Robert Aliaj e Agron Llakaj, fyerje publike
6:58 PM
Robert Aliaj e Agron Llakaj, fyerje publike
Ndodhen në të njëjtin panel për të gjykuar fëmijët këngëtarë dhe në një moment kanë kaluar në fyerje publike ndaj njëri-tjetrit. Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, dhe piktori e këngëtari i muzikës së lehtë, që u bë i njohur në vitet ’80-të, Robert Aliaj, pas debateve në lidhje me opinionet e tyre mbi gjykimin e këngëtarëve të vegjël në spektaklin "Gjeniu i vogël”, kanë kaluar në fyerje personale e profesionale ndaj njëri-tjetrit. Pasi Llakaj i është drejtuar Robertit me fjalët "ti nuk përfaqëson asgjë në muzikën shqiptare dhe nuk e di pse duhet të jesh në këtë panel”, ky i fundit ia ka kthyer me fjalët se në fakt, "ti vetëm humor s’bën, humori yt është banal”.
Si shkruan Panorama, ky nuk është rasti i vetëm i krijimit të situatave të tilla në panel, ku janë të pranishëm edhe këngëtaret Nertila Koka e Alma Bektashi. Robert Aliaj, i njohur për natyrën e tij moskokëçarëse dhe prej rebeli, krijon gjithmonë situata konflikti me anëtarët e tjerë të jurisë, duke u thënë në sy atë që ai mendon për ta. Po ashtu, në edicionin e kaluar tek "Gjeniu i vogël”, të gjithë e kujtojnë fyerjen publike që ai i ka bërë këngëtarit italian Albano.
Roberti prej vitesh duket se ka bërë divorc me muzikën, duke iu përkushtuar pikturës dhe filmit. Ndërsa Agron Llakaj, i cili pas largimit nga spektakli "Portokalli” moderon show-n "Kush do të bëhet milioner”, po përgatit të rishfaqet në ekranin e "TV Klan”, sërish si humorist me një spektakël të ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D