Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Rita Ora përballë Karmin për titullin "Women Who Rock"
12:09 PM
Rita Ora përballë Karmin për titullin "Women Who Rock"
Rita Ora është veç një hap larg që të bëhet femra e cila ka bërë më së shumti bujë në botë për këtë vit. Ajo ka hyrë në dyshen finaliste të garës "Women who Rock” të revistës prestigjioze të artit, veçanërisht muzikës "Rolling Stone”. Rita së bashku me këngëtaren tjetër Karmin, e cila është bërë e njohur me përpunimet e këngëve të ndryshme botërore, por që bëri famë me përpunimin e këngës "Look at me now” të Chris Broën e Busta Rhymes, kanë kapërcyer rundin e parë të gjashtë femrave që ishin futur në këtë garë. Delta Rae dhe Rey Rey ishin gjithashtu shumë afër të hynin në dyshen më të votuar. Rita dhe Karmin me hyrjen në dyshen më të votuar do të duhet të presin shtatorin që të marrin vesh se cila ka fituar, fillimisht do të këndojnë në skenën "Rollinf Stone Rock Room” në festivalin e muzikës që mbahet në Lollapalozza të Çikagos më 3 dhe 4 gusht. Revista e njohur ka bërë publik emrat e këngëtarëve së bashku edhe me biografitë e tyre. Ndërsa ia kanë kumtuar lajmin në formë virtuale. Nathan Brackett, redaktor në "Rolling Stone”, ka qenë ai i cili përmes "Skype” ia ka kumtuar lajmin Ritës, e cila dukej shumë e gëzuar në bazë të videos së publikuar në "Rolling Stone”.

"Faleminderit shumë që keni votuar. S’mund ta besoj. A je serioz apo vetëm po luan. Kjo është shumë mirë”, ka thënë Rita në bashkëbisedim me Brackett. ”Të fitoj këtë garë do të ishte një ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë Ora. Nëse Rita e fiton këtë garë dhe merr më së shumti vota të cilat mund të jepen në sajtin e revistës, atëherë Rita Ora do të bëhet këngëtarja e parë kosovare që do të dalë në ballinën e "Rolling Stone”. Fituese të këtij çmimi kanë qenë shumë yje. Vitin e kaluar këtë çmim e ka marrë këngëtarja Adele, ndërsa në vitin 2010 kishte triumfuar Lady Gaga.

Janis Joplin, Patti Smith, Debbie Harry, "The Go-Go's”, Madonna, Björk, Jewel, Lil' Kim, Pink, Christina Aguilera e Missy Elliott kanë qenë disa nga shumë emrat që janë votuar nëpër vite të ndryshme si "Women Who Rock”. Lënia në dorë të publikut se cila femër të dalë në faqe të parë të revistës është njëra prej mënyrave më të shpeshta se si funksionon revista, por kjo për shumë analistë të muzikës dhe të tregut të biznesit në muzikë konsiderohet si njëra prej testeve më të bazuara për atë se kush është duke kryesuar në këtë biznes. Gara e sivjetme bëhet edhe më interesante pasi që një kompani ngjyrash për flokë "Garnier” ofron për fituesen paraqitje edhe në gazetat e ndryshme botërore si "Weekly” e "UsMagazine”. Për Rita Orën, në faqen e revistës "Rolling...” shkruhet se ajo nuk mund të kishte nisje më të mirë të karrierës sesa të paraqitej në koncertet e bendit "Coldplay”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D