Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Rita Ora, e gatshme për rok me "Coldplay"
7:51 PM
Rita Ora, e gatshme për rok me "Coldplay"
Këngëtarja 21-vjeçare, Rita Ora, e cila do të jetë këngëtare e dytë në koncertin e rok grupit Coldplay, në një intervistë për tabloidin më të madh britanik The Sun ka thënë se këndimi nëpër stadiume do ta ndryshojë stilin e saj të jetës.Këngëtarja që po bën brom në Britani, Rita Ora në një intervistë për The Sun ka folur për turneun e saj me Coldplay. Ajo ka thënë se është gatshme për pak rok në një koncert të madh, sikurse pritet të jetë ky i Coldplayt.

Këngëtarja 21-vjeçare, Rita Ora, e cila do të jetë këngëtare e dytë në koncertin e rok grupit Coldplay, në një intervistë për tabloidin më të madh britanik The Sun ka thënë se këndimi nëpër stadiume do ta ndryshojë stilin e saj të jetës.

Këngëtarja seksi pritet që të këtë një të ardhme "të çmendur”, përderisa një gjë e këtillë është parë edhe gjatë një koncerti të DJ Fresh, i cili u mbajt ne Bournemouth këtë javë.

Rita së pari ishte e para në top-listën britanike me këngën "Hot Right Now”, përderisa ajo ka qenë edhe në koncertin e Dj – it të njohur.

"Definitivisht kam disa ide të cilat do të jenë befasi për turmën që do të paraqitet në këtë koncert”, ka thënë bukuroshja bionde për turneun e saj me Coldplay.

"Veshjet do të jenë paksa të jashtëzakonshme dhe do të këtë një modë dhe dekorime më të tepërta sesa i kemi parë më parë”.

A do të jenë këto më shumë veshje provokative, sikurse kanë qenë në koncertin e saj në GAY Club?

Ajo thotë: Do të jenë veshje të shkurta rok, por sigurisht do të jenë shumë më ndryshe. Kam gjëra të ndryshme nga ajo që jam paraqitur”.

Rita ka folur edhe për veshjet e saj që është fotografuar në New York, ku ka thënë se ka një garderobë plot me tesha të këtilla.

Në këtë intervistë, këngëtarja kosovare ka folur edhe për bosin e saj, Jay – Z, kompania e të cilit Roc Nation është kompania ku ajo punon dhe për bisedat që ka pasur me Beyonce.

"Ai është i jashtëzakonshëm. Ai është i mençur dhe inspirues. Shpesh kemi bërë 15 minuta pushim dreke dhe mandej i jemi kthyer punës. Por, ai është shumë i qetë dhe e thotë opinionin e tij kur nevojitet. Mandej i lë gjërat të shkojnë ashtu si duhet dhe krejt në fund e jep ndihmën që duhet dhënë”, ka thënë Rita.

Madje, sipas Ritës, reperi i ka thënë asaj se shpesh merr këshilla edhe nga Beyonce.

"Ajo thotë se duhet të jeni aq e ndershme sa jeni dhe të tjerët do t’ju përcjellin – dhe unë jetoj më këtë fakt. Ajo më ka mësuar që të gjithë të dinë se sa e dua unë muzikën dhe atë që krijoj”.

Bukuroshja e lindur në Kosovë është krahasuar shpesh me Rihannën dhe ajo thotë se për të ky është një kompliment.

"Më bën të ndihem me të vërtetë mirë. Të krahasohesh me dikë është sikurse të merrni një mbështetje të fortë. Më mirë që krahasohem me atë sesa me ndonjë person që nuk është më i mirë se ajo”.

Atëherë, çfarë ka nevojë që vajza nga Londra Perëndimore të këtë në turne?

"Whisky, Jack Daniels, sa ma shumë zë, mjaltë dhe gjëra të tjera që janë të nevojshme. Zakonisht përdori pak whiskey, duke e hedhur në çaj para se të shkoj në skenë – mandej pjesën tjetër ia lë bendit tim dhe nëse më mbetet ndopak, e pi pas koncertit”, përgjigjet ajo.

Pavarësisht dëshirës së saj për pije, Rita insiston se asnjëherë nuk e tepron. "Nuk jam aq e keqe në alkool. Jam rritur e rrethuar me pube gjatë gjithë jetës sime. Dita kur kam pirë më së shumti alkool ishte me familjen dhe shokët e mi në pubin e babait duke dëgjuar muzikë”, thotë ajo.

Kur është puna te jeta personale, çfarë mashkulli dëshiron Rita? "Ai person duhet të jetë 100 për qind njeri që i beson vetes – nuk ka rëndësi si duket”, përgjigjet Ora.

Kur flet për top-listën dhe këtë javë ku ajo pritet ta largojë nga vendi i parë Tulisën këtë të diel, me hitin R.I.P me Tinie Tempah, ajo thotë se është e gatshme që ta përballojë edhe këtë fakt. "Kjo është pjesë e lojës. E tëra ka të bëjë me dashurinë. Jam adhuruese e madhe e Tulisës. E kam përcjellë në X Factor dhe mendoj se ajo është cool. Me pëlqejnë spektaklet e talenteve”.

Kur pyetet se kush mund të jetë një juri e duhur për X Factor, Rita ka një ide.

"Dikush si Celine Dion. Ajo është legjendë. Po ashtu edhe argëtuese. Do ta bëja edhe unë, por nuk mendoj se dikush do të më dëgjojë ato çfarë them. Më duhet të punoj edhe pak më shumë që ndoshta viteve të ardhshme të jem aty”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D