Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Rita: Nga Kosova ika në moshë 1-vjeçare
3:03 PM
Rita: Nga Kosova ika në moshë 1-vjeçare
Në një intervistë për The Sun, Rita Ora flet se si prindërit e saj i shpëtuan gjenocidit në Kosovë. Ajo është krenare për familjen e saj dhe popullin shqiptar, madje shpreson ta inkorporojë muzikën e Kosovës në tingujt e saj. "Unë flas rrjedhshëm shqip, sepse e kemi folur në shtëpi”, thotë Rita, e cila mendon të mbajë koncerte në Kosovë dhe ta ndihmojë vendin e saj.Intervistat e para janë gjithmonë të sikletshme, sidomos kur mega-ylli i muzikës hip-hop, Jay Z, i shtron pyetjet. Por, këngëtarja britanike Rita Ora padyshim se mbeti e impresionuar për takimin me reperin amerikan: ajo nënshkroi kontratë me labelin e tij. Tashti, singli debutues i 21 vjeçares është në rrugën për të arritur në vendin e parë në këtë vikend.

Londinezja me këmbët për toke - e cila ishte vetëm 17 vjeçe kur iu bashkua labelit të Jay-Z, "Roc Nation – thotë: "Këndoja në bare të Londrës dhe në fund dikush më vuri në kontakt me Jay Brown-in, dorën e djathtë të Jay-Z”.

"Ia dërgova ca muzika dhe ai kërkoi të fluturoja për në New York. Ishin dy javë deri te ditëlindja ime e 18-të, por fluturova e vetme deri atje”, thotë Rita Ora për The Sun.

"Kam qenë shumë nervoz. Por, gjëja e mirë ishte se unë nuk e dija se do ta takoja atë natë Jay-Z. Po ta dija këtë do të kisha sulm në zemër gjatë rrugës për në aeroport. Ishte befasi. Më thanë se do ta takoja ekipin e tij. Eca në dhomën e tij e ai ishte aty. Kisha të veshur një fanelle të Run-D.M.C., dhe flokët e këmbët i kisha të lagura, sepse binte shi. Isha e lodhur. Nuk ishte momenti ideal. U futa brenda, e pashë dhe thash: ‘Oh, më duhet ta bëj’. Thash ‘hey’ dhe ia ofrova dorën”.

Super-ylli i muzikës hip-hop nuk ishte i shqetësuar nga këmbët e lagura - ai u bë bosi i saj që nga ajo ditë. Dhe ishte Jay-Z që shkoi me Ritën në radion njujorkeze Z1000, kur e ka debutuar singlin e saj të parë për audiencën amerikane, në shkurt të këtij viti.

Rita thotë: "Jay-Z është bos i mahnitshëm. Ai dëshiron që çdo gjë të funksionojë dhe që kompania e tij – "Roc Nation” – të jetë e suksesshme”.

"Ai është përfshirë sa ka mundur. Edhe pse gjithmonë është në turne, ai është në email dhe në telefon. Ndjehem shumë e privilegjuar që ai punon me mua”


Por, jeta e Ritës ka mundur të jetë ndryshe nëse familja e saj nuk do të vendoste të largohet nga vendlindja e tyre, Kosova, atëherë kur ajo ishte foshnje. Diktatori brutal serb Slobodan Milloshevic persekutonte shqiptarët, si familjen e Ritës. Kështu që ata ia mësynë Londrës.

Ajo thotë prindërit e saj i kanë shpëtuar gjenocidit: "E lash Kosovën kur isha një vjeçe. Isha e lumtur që nëna dhe babai im ikën herët”.

Prindërit e saj ishin në mesin e dhjetëra-mijërave që ikën në vitet ’90 për të shpëtuar nga konflikti që eskalonte tmerrshëm.

Rita shton: "Kur kemi ardhur në Londër, babai im nisi të punonte në restorante. Nëna ime ishte mjeke në Kosovë, por nuk dinte anglisht. Kështu, është dashur të studiojë sërish gjithçka, ta mësojë anglishten dhe të më rrisë mua, vëllanë dhe motrën. Vërtet e admiroj për këtë. Tani ajo është psikiatre dhe e ka pavijonin e saj në Londër".

Rita është e krenare për rrënjët e saj - aq shumë sa që ajo shpreson ta inkorporojë një ditë muzikën e Kosovës në tingujt e saj.

Këngëtarja shpjegon: "Unë flas rrjedhshëm shqip, sepse e kemi folur në shtëpi”.

"Jam kthyer shpesh herë në Kosovë. Kur dikush bënë diçka jashtë vendit tonë është punë e madhe, sepse fatkeqësisht nuk ka shumë mundësi atje. Kam dëshirë të përkthehet muzika kosovare në albumin tim. Kam mundur, por nuk ka funksionuar ende. Do ta bëj. Dhe definitivisht dua të bëjë koncerte atje në të ardhmen dhe të grumbullojë fonde”.

Singli i saj i parë R.I.P. është një pop urban. Është shkruar nga reperi kanadez Drake, përfshinë yllin britanik Tinie Tempah, ndërsa producentë ishin dueti i muzikës dance, Chase And Status.

Duke qenë e "mbrojtur” nga Jay-Z, kjo ia hapi dyert për bashkëpunime me emra të mëdhenj. Dhe, kjo e ka vënë Ritën në situatën të cilën shumë artistë nuk e përjetojnë derisa nuk i fitojnë me vite "gradat” në muzikën pop.

Ajo shpesh përmend emrat kryesor, përfshirë gruan e Jay-Z - Beyonce.

Rita thotë: "Unë pashë Beyonce ditën tjetër dhe ajo kishte vajzën në duar. Ishte e mahnitshme”.

Reperi Kanye West është një tjetër mik i saj.

Ajo thotë: "Kanye është një qen i punës... Kanye i ka hapur sytë e mi drejtë shumë gjërave të reja në muzikë”.

Këtë verë ajo do të mbështesë yjet globale, rok rupin "Coldplay”, në turnetë e tyre evropiane.

Ajo thotë: "E kam takuar Chris Martin-in dhe gruan e tij Gwyneth Paltrhow disa herë përmes Jay-Z. Çiftet janë miq të mirë. Chris gjithmonë flet për muzikë dhe pyet se çfarë bëj. Ai kujdeset".

Por, asgjë nuk e ka përgatitur atë për takimin me heroin më të madh të saj muzikor - Stevie Wonder.

Rita tregon: "Unë kam qenë në dhomën e zhveshjes së Jay-Z në një shfaqje në LA dhe Stevie Wonder erdhi për të thënë 'hi'. Ky ishte një moment epik. Ishte aq e mahnitshme dhe surreale. Unë jam një vajzë nga Londra Perëndimore, e lindur në Kosovë, që e sheh Stevie-n tek thotë ‘Ho’”.

tevie nuk ishte arsyeja e vetme pse mbrëmja e koncertit të -Z dhe Kanye West doli të jetë natë e mirë – ajo e takoi aty të dashurin e përfolur, Rob Kardashian, vëllanë e Kim Kardashian.

Rita me mjeshtëri shmanget në pyetjet për lidhjen e mundshme, por nuk i fsheh ndjenjat për Robin.

Ajo thotë: "i takova motrat e Robit në të njëjtën shfaqje në LA. Unë jam një tifoze e madhe shout të kardashianëve. Ju thashë se më pëlqen shfaqja dhe ju thash se janë tërheqës në jetën reale. Rob erdhi në ndejën e pastajme dhe ato më njoftuan me të. Kemi kuptuar se kemi miq të përbashkët... dhe përfunduam të sillemi afër njëri-tjetrit. Është djalë i mirë. Unë veç kam dalë me të”.

Pavarësisht nga miqtë e listës A, Rita, që ka shkuar në shkollën e teatrit Sylvia Young të Londrës, është e thjeshtë dhe normale. Kur ajo hyri në zyrën e The Sun për këtë intervistë, nuk ishte e rrethuar me të tjerë, ndërsa e solli një kuti çokollatash si dhuratë, duke na falënderuar për ftesën që ia kemi bërë.

Por, do të ishte e lehtë për të që të jetonte si një diva, sidomos kur shumica e quajnë "Rihanna britanike”.

Ato të dyja punojnë për Jay-Z, kanë gjithashtu stil të ngjashëm të tingullit dhe janë shumë të bukura. Ka pasur thashetheme për përçarje mes tyre, për gjoja vëmendje më të madhe të mentorit të tyre. Por, nëse ka problem, Rita nuk e shfaq.

Ajo thotë: "Më pëlqen krahasimi. Është kompliment. Është më mirë të krahasohem me të se me dikë tjetër. Është tërheqëse dhe e bukur. E mira është se e kemi parë se si rritet në artiste. Ndërlidhem me rrëfimin e saj. Rihanna ka dalë nga Barbadosi te dominimi botëror. Tash dua ta ndjek rrugën e njëjtë”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D