Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Rihanna: E dashuroj ende Chris Brown
1:20 PM
Rihanna: E dashuroj ende Chris Brown
Rihanna është ndarë në mënyrë të bujshme nga Chris Brown para tre vitesh, por këngëtarja ka pranuar në një intervistë për Oprah Winfrey se ende e dashuron ish-partnerin e saj edhe pse është rrahur nga ai. 24-vjeçarja deklaroi: "Jemi ende shokë shumë të mirë dhe kemi rifituar besimin tek njëri-tjetri. E duam njëri-tjetrin dhe ndoshta kështu do të jetë gjithmonë.”Duke kujtuar edhe një herë episodin e dhunshëm, Rihanna theksoi: "Ishte poshtëruese dhe aty humba shokun tim më të mirë. Gjithsesi që nga viti 2011 kemi rindërtuar edhe një herë marrëdhënien tonë shoqërore dhe jemi sërish miq të mirë. Është e vështirë për mua sa herë që takohem me të sepse e dashuroj ende.”Këngëtarja nga Barbados nënvizoi se Brown është në një lidhje për momentin dhe nuk do të bëjë asgjë për të ndarë reperin nga e dashura e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D