Kryesore » 2012 » Mars » 31 » Rihanna dhe fiksimi me UFO-t
0:19 AM
Rihanna dhe fiksimi me UFO-t
Rihanna ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së saj kontrollonte nëse në qiell kishte shenja UFO-sh.
Këngëtarja tregoi se ka kaluar orë të tëra në oborrin e shtëpisë së saj në Bridgetown (Barbados) duke kërkuar alienë dhe këtë e bënte sepse urdhërohej nga babai i saj, Ronald Fenty. Ai ishte i bindur se UFO-t do të vizitonin tokën herët a vonë."Babai më thonte që të rrija jashtë gjatë natës për të kontrolluar nëse kalonin disqe fluturuese dhe këtë gjë e kam bërë për vite me radhë”, thekson Rihanna në prezantimin e filmit ‘Battleship’.Edhe pse gjatë "kontrollit” të saj Rihanna nuk pa asnjë alien, në filmin e saj të parë 24-vjeçarja do të përballet me shumë të tillë pasi interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane që përdor shumë mirë armët e rënda ndaj pushtimit të Tokës nga jashtëtokësorët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D